Gjatë transportimit për në spital, 19-vjeçarja me Covid përjeton tmerrin brenda në ambulancë, ja pamjet filmike

Gjatë transportimit për në spital, 19-vjeçarja me Covid përjeton tmerrin brenda në ambulancë, ja pamjet filmike

Një vajzë 19-vjeçare është abuzuar nga shoferi i ambulancës gjatë transportimit për në spital, pasi kishte rezultuar pozitive për Covid-19. Dyshohe

“Kur interesat politikë të zhveshin maskën”
Egjipt/ Zbulohet statuja 3 mijë vjeçare e Ramses 2
Aktivistët rom dhe egjiptian/ Projektligji “Për strehimin social” ka nevojë për përmirësime. Ti japim fund rasteve ku familjet zhvendosen pa pasur një proces sipas rregullave europiane.

Një vajzë 19-vjeçare është abuzuar nga shoferi i ambulancës gjatë transportimit për në spital, pasi kishte rezultuar pozitive për Covid-19.

Dyshohet se është sulmuar nga shoferi i ambulancës, 29-vjeçari V. Noufal në rrethin Pathanamthitta në Kerala, Indi. Ai po transportonte atë, si dhe një grua 42-vjeçare në spitalin e përgjithshëm në Adoor. Pasi zbriti gruan 42-vjeçare në një qendër Covid në Aranmula, shoferi e çoi vajzën 19-vjeçare në Qendrën e Trajtimit në vijën e parë të luftës me Covid në Pandalam.

Pas ngjarjes, shoferi i ambulancës i kërkoi falje vajzës, duke iu lutur që të mos e denonconte. Por vajza kishte arritur të filmonte një pjesë të abuzimit dhe e denoncoi atë pasi mbërriti në spital.

Kur arriti në qendër, viktima i bëri me dije zyrtarëve shëndetësorë në detyrë ngjarjen e ndodhur, të cilët nga ana tjetër informuan policinë. Pas mbledhjes së deklaratës së viktimës, policia gjurmoi vendndodhjen e të akuzuarit dhe e çoi atë në paraburgim.

Hetimet paraprake zbuluan se i akuzuari kishte planifikuar me kujdes përdhunimin dhe kështu e devijoi ambulancën përmes Kozhencherry në vend që të shkonte drejt e në Pandalam nga Adoor.

Zyrtari gjithashtu konfirmoi se Noufal ishte gjykuar si i akuzuar në një rast vrasjeje në Kayamkulam. Ai u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga autoritetet, ndërsa sipas njoftimeve të autoriteteve gjendja shëndetësore e të resë ishte e qëndrueshme.

Burimet zyrtare thanë se çështja do t’i dorëzohej stacionit të policisë Aranmula, ku ndodhi ngjarja në të vërtetë.

Ndërkohë, incidenti shkaktoi protestë të gjerë në rreth me aktivistët e Kongresit Rinor (YC) dhe Bharatiya Janata Yuva Morcha (BJYM) që organizuan demonstrata duke akuzuar shkeljen e protokollit nga Zyra Mjekësore e Qarkut në dërgimin e një pacienti femër pa shoqërim.

 

https://timesofindia.indiatimes.com/videos/city/kochi/shocking-20-year-old-covid-19-patient-raped-by-ambulance-driver-enroute-to-hospital-in-kerala/videoshow/77960976.cms

COMMENTS

WORDPRESS: 0