Gdhendësi i pipave, i fundmi i artizanëve të familjes Skënderi

Gdhendësi i pipave, i fundmi i artizanëve të familjes Skënderi

Në këtë tavolinë të vogël pranë oborrit të shtëpisë Isuf Skënderi gëdhend drurin,duke kthyer disa degë të thjeshta në vepër arti. Isufi është 62 vjeç

Për nxënësit me aftësi të kufizuara…
Goli i Xhakës mposht Izraelin, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve
Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja

Në këtë tavolinë të vogël pranë oborrit të shtëpisë Isuf Skënderi gëdhend drurin,duke kthyer disa degë të thjeshta në vepër arti. Isufi është 62 vjeç dhe është artizani i fundit i familjes së tij. – Unë e trashëgojë nga im atë,i cili e trashëgojë nga babai I tij. Ky profesion është i shekullit të kaluar,e kamë mësuar që në moshë të vogël. Përdorimi I pipave lidhet edhe me një nevojë për shëndetin e duhanpirësve,për të minimizuar sa më tepër nikotinën në gjak,ndërsa këto punime preferohen më së tepërmi për zbukurime artistike. Kur digjet cigarja dhe ben thithjen e tymit,tymi kur kalon nëpër vrimën e pipës ftohet,druri ka veti që ftoh nxehtësinë. Laringun nuk ta djeg një përqindje shumë e mirë e nikotinës mbetet tek druri. Isufi I druhet humbjes së trashëgimisë së këtij profesioni,sipas tij të rinjtë nuk tërhiqen nga punët artizanale,por largohen drejt emigrimit madje edhe fëmijët e tij. -Ka marë fund punimi I këtyre,Po vdiqa unë nuk e prek njeri më dorë. Në më shumë se gjysëm shekulli profesion ai shprehet se nuk i është ofruar përkrahja dhe ambientet e duhura për të punuar. I vetmi vend i rehatshëm për të mbetet tavolina e tij e vogël. Ai kërkon që artizanët e pakët që kanë mbetur në Tiranë të mbështeten sepse janë pjesë e trashëgimisë kulturore. – Puna jonë nuk është vlersuar në maksimum përderisa nuk mbështetemi nuk përkrahemi,premtimet kanë qënë nga më të ndryshmet.Bashkia duhet të na mbledhi të na organizojë sepse shumë pak kemi mbetur.

A.Pire

COMMENTS

WORDPRESS: 0