Gardiani i paraburgimit të Vlorës i bën apel shtetit shqiptar.

Mbrëmjen e së shtunës në emisionin “ZONË E LIRË”  një gardian burgjesh apeloi kundër shtetit shqiptar për mospërkrahje shëndetsore. Ai shprehet se fil

Marrëveshja/ Lajm i mirë për emigrantët, Greqia njeh patentat shqiptare
Elbasan/ 1 Maj, studentë dhe punëtorë protestojnë.
Komiteti i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, ka gjetur Francën në shkeljen e të drejtave të njeriut me ligjin për ndalimin e nikab.

Mbrëmjen e së shtunës në emisionin “ZONË E LIRË”  një gardian burgjesh apeloi kundër shtetit shqiptar për mospërkrahje shëndetsore. Ai shprehet se fill mbas operacionit nga tumorri për më tepër se një vit po mbulon privatisht kimioterapit shëndetësore. Nëpërmjet thirrjes së tij kërkoi qe shteti shqiptar dhe drejtoria e burgjeve t’i  mbulojnë injeksionet që merr vazhdimisht në kurimin e tij të plotë. Këtë shërbim gardiani shprehet se e ka të drejtë ligjore pasi çdo muaj ai paguan në shtet për kujdesin shëndetsor një tarifë prej 185 mijë lekë të vjetra. Ndër të tjera gardiani pohon se edhe uniformën e punës si dhe një sërë veshjesh të tjera i ka financuar vet privatisht që prej vitit 2005 ndonëse institucioni është shtetëror. “Ne nuk na ofrohet trajtimi ushqimor, nuk na ofrohet transpori publik, dhe nga 2005 deri më sot nuk ka patur rritje page. Mbi të gjitha në nuk na ofrohet shërbimi shëndetësor që na takon.” u shpreh gardiani. Në fund ai shpreh dhe solidaritetin e tij ndaj shetetit shqiptar me thirrjen “Më shiko në sy dhe më dëgjo mirë”.

18109389_866518173550043_824367947_n.png

COMMENTS

WORDPRESS: 0