FSHATI QË LINDI FISHTËN MBETET PA SHKOLLË

FSHATI QË LINDI FISHTËN MBETET PA SHKOLLË

Banorët e fshatit Fisht në Zadrim të Lezhës nuk e kanë pritur mirë lajmin për mbylljen e shkollës 9 vjecare At Gjergj Fishta një tempull dije që mban

Ushqime të skaduara në tavolinat tona…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, “1Maji “…
Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit…

Banorët e fshatit Fisht në Zadrim të Lezhës nuk e kanë pritur mirë lajmin për mbylljen e shkollës 9 vjecare At Gjergj Fishta një tempull dije që mban mbi supe emrin e kullisit të letrave shqipe. Shkolla në fjalë ka funksion prej vitesh ndërsa shprehen se  emigrimi për një jetesë më të mirë ka çuar në uljen e numrit të popullsisë dhe braktisjes së vendit. Banorët nuk janë aspak dakort me mbylljen e shkollës sepse kjo dëmton shumë ata dhe fëmijët e tyre pasi tashmë janë të detyruar ti dërgojnë në shkollën e Trashanit.

Shkolla “At Gjergj Fishta” në fshatin Fishtë të Lezhës është një nga 9 shkollat e mbyllura në këte qytet.Mbyllja e shkollave ka ardhur për të eleminuar klasat kolektive.

Në Shkollën “At Gjergj Fishta”, vitin që shkoi klasa 1 2 dhe 3 kanë zhvilluar mësim të gjithë së bashku nga një mësues.

Tashme kjo shkollë do të funksionojë vetëm për kopësht fëmijësh dhe që kërkon sa më parë rikonstruksion, pasi si godine është e amortizuar dhe pa asnjë kusht bazë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0