Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional…

Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional…

Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional ka shënuar rritje. Në shkollën “Ali Myftiu” numërohen aktualisht 900 nxënës, 250 prej të cilëve në vitin e

Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.
Jack Ma/ Arma më e fortë e njerëzimit ndaj robotëve është “Ndjenja e dashurisë”
Gazetari i njohur: 51 arsyet pse u largova nga Shqipëria

Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional ka shënuar rritje. Në shkollën “Ali Myftiu” numërohen aktualisht 900 nxënës, 250 prej të cilëve në vitin e parë, ndërkohë regjistrimet vazhdojnë.

“Shërbimi i mjeteve të transportit është drejtimi më i kërkuar këtë vit. Kemi rreth 120 nxënës të regjistruar në këtë degë. Po ashtu, është i kërkuar edhe drejtimi mekanik”, shprehet, drejtoresha e shkollës “Ali Myftiu” Refiko Lushnjani.

“Shkolla profesionale është e ardhmja. Është shumë e vlefshme”, thotë Florenci.

Duke ndjekur traditën e tij të familjes dhe për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë biznesit familjar Florenc Hyka zgjodhi të studiojë ekonomi–biznes në shkollën profesional “Ali Myftiu” në Elbasan.

Përveç qendrës së Formimit Profesional, në Elbasan funksionojnë edhe dy shkolla profesionale ndërsa gjithnjë e më tepër numri i nxënësve po rritet. Me shtimin e kërkesave, shkollat janë përpjekur të zgjedhin edhe mësues specialist për të përmbushur pritshmëritë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0