Fillon viti i ri akademik 2017-2018

Fillon viti i ri akademik 2017-2018

Portali i Universitetit Tiranë prej 1 viti jashtë funksionit: Ja apeli i studentëve
Studenti Mrishaj: Erion Veliaj kërkoi të më nxirte jashtë sepse nuk i pëlqen e vërteta
Studentët mbeten të papunë dhe pa perspektivë

Sot ka nisur viti i ri akademik 2017-2018 për shumë studentë në të gjithë Shqipërinë. 46 universitete publike dhe private në të gjithë vendin  hapin dyert për të pritur në sallat e tyre studentët. Zakonisht rreth orës 09:00 zhvillohet një ceremoni mikpritjeje për studentët në të gjithë universitetet në vend.

Ky vit i ri akademik nis sot dhe përfundon më 30 shtator 2018, sipas urdhrit të lëshuar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ndërsa periudha 25 dhjetor deri në 5 janar do të jetë periudhë pushimesh për të gjithë studentët.

Por jo gjithçka ka mbaruar, sepse universitete si ai i Histori-Filologjisë ka ende kuota bosh dhe deri në datën 20 tetor të këtij viti u jep mundësi studentëve për të aplikuar. Kështu ky universitet ofron 1030 kuota për programet e nivelit të dytë master profesional dhe shkencor.

Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë të gjithë studentëve suksese në këtë cikël të ri të jetës së tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0