Fier , mungesë mjekësh:  1mjek kryen 100 vizita mjekësore në ditë

Fier , mungesë mjekësh: 1mjek kryen 100 vizita mjekësore në ditë

Shifrat e  largimit të mjekëve nga Shqipëria sa vjen e po bëhën edhe më të frikshme. Dy vitet e fundit nga Shqipëria po largohen aq mjekë sa dipl

Recetat elektronike ,Problematika në qëndra shëndetësore …
Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba…
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Shifrat e  largimit të mjekëve nga Shqipëria sa vjen e po bëhën edhe më të frikshme. Dy vitet e fundit nga Shqipëria po largohen aq mjekë sa diplomohen. Arsyeja kryesore e largimit është që nuk ndjehen të motivuar dhe duan të qëndrojnë në kryeqytet. Situata shfaqet aq dramatike sa do të mbetemi pa shërbime mjekësore. Kjo situatë kaq dramatike shfaqet pikërisht në qytetin e Fierit, e transmetuar në emisionin investigativ “BOOM”. Për emisionin “BOOM” tregon nëndrejtori i spitalit Fier Z.Andrea Dollaku, se ka mungesë imediate të imazherisë, pediatrisë, gjinekologjisë.  Aktualisht ekziston vetëm 1 mjek tek imazheria, kur në fakt duhet të jenë 3, 6 mjekë pediatër ku 3 prej tyre rezultojnë në pension por i  mbajnë me zor dhe  asnjë mjek reaminator. Ka nevojë për gjinekolog ,pasi tre mjekët aktual dalin në pension. Z.Dollaku pohon se ka dërguar kërkesa të shumta,  por pa një përgjigje konkrete. E  ata që vuajnë të gjitha këto mungesa në shërbimin Shëndetsor  janë qytetarët e Fierit të cilët kanë nevojë për shërbim. Është për tu ardhur keq që  në Kardiologji ka vetëm 1 kardiolog  ku kryen vizita vetëm ditën e enjte.

COMMENTS

WORDPRESS: 0