Fëmijë, jetim me prindër gjallë…

Fëmijë, jetim me prindër gjallë…

Në ditët e sotme po përballemi me dukurinë: Fëmijë, jetim me prindër gjallë… Arsimimi i fëmijëve mbetet prioriteti kryesor për çdo prind.  Por, nuk mu

“Metalurgjiku”, Elbasani shpall emergjencen mjedisore
Përgjigja e Bashkisë Elbasan pas peticionit nga prindërit e shkollës “Jorgji Dilo”
Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…

Në ditët e sotme po përballemi me dukurinë: Fëmijë, jetim me prindër gjallë… Arsimimi i fëmijëve mbetet prioriteti kryesor për çdo prind.  Por, nuk mund të shënojë rezultate të pritshme. Këto, kur  prindërit nuk bëhen bashkë në një mendim por ta përcjellë në formën më të lehtë të kuptueshme tek fëmija.

Divorci e emigracioni, janë dukuri jo fort të hershme.  Por të thelluara,  relativisht në periudhën e tranzicionit. Këto mbeten faktor dominues në ato familje, që e kanë përjetuar këtë përshtjellim . Aktualisht, përballemi me dukurinë e të mbeturit vetëm të fëmijëve, edhe pse me prindër gjallë. Për pasojë, barra e rritjes, arsimimit dhe e edukimit, i mbetet njërit nga prindërit. Ose një tjetri brez, gjyshërve.

Numri i fëmijëve të mbetur nën kujdestarinë e një prindi, pas divorcit, shënon një shifër jo të vogël. Nga të dhënat e fundit rezulton që numri i divorceve në dy dekadat e fundit, të jetë afro 4 mijë. Nga një përllogaritje mund të thuhet që numri i fëmijëve me një prind, të jetë rreth 8 mijë.

E në këto kushte fëmijët që rrjedhin nga keto martesa të prishura, qëndrojnë mes shpresës dhe depresionit.  Nuk janë të pakta rastet që një fëmijë, nën kujdestarinë e njërit prind, të përjetojë një përshtjellim emocional. Për pasojë, kjo të shfaqet në sjelljet e tij gjatë proceit mësimor.

Fëmijët – nxënës, shfaqin ndjenja inferioriteti duke sjellë vetëvlerësim  dhe imazh të ulët për veten. Përjetojnë konfuzion në gjendjen psikologjike. Kjo, si pasojë e të munguarit  të njërit prind duke sjellë tek ky nxënës pengesa në komunikimin e tij të vazhdueshëm.

Simptomat e mësipërme vihen re dhe tek fëmijët, që gjenden në situatë dhune fizike apo verbale në familje. Dhe në këto raste gjendja emocionale e këtyre nxënësve paraqitet në forma të ndryshme.

Qoftë me mangësitë në procesin e të nxënit, ashtu dhe në marëdhënie me  bashkëmoshatarët. Familja shqiptare ndër dekada ka përcjellë bashkejetesën mes tre brezash. Tre breza nën një çati. Sot?! I pari dhe i treti nën një cati. Nipër dhe gjyshër.

Brezi i ndërmjetëm, emigruar në shtetet fqinje. Ngritja e një ekonomie të qëndrueshme, ndihmuar nga fëmijët-prindër në emigracion. Kjo, për një arsimim të mirë të fëmijëve ka sjellë që gjyshërit të marrin përgjegjësitë e prindit. A i përmbush prindi i prindit detyrimet për një mbarëvajtje të këtij fëmije në shkollë! Kjo mbetet për tu vëzhguar e studiuar ende…

Mijëra  rezultojnë të papunë! Disa prej tyre kanë ” braktisur” fëmijët e i janë drejtuar emigrimit. Situata nuk duket aq alarmante në pamje të parë.  Por që mbjell vakume të tmerrshme në rritjen dhe edukimin e këtyre fëmijëve. Kjo ” braktisje  është e fshehtë”.

Po detyrimet e  një prindi për të  sjellë plotësimin e detyrimeve ekonomike?  Është vënë re më së shumti në prindër me një moshë relativisht të re. Kjo, 30-40 vjeç e që fëmijët e tyre nuk i kalojnë 10 vjeç.

Të nisur nga dëshira e plotësimit të kushteve më të mira,  këta prindër lënë mënjanë detyrën kryesore. Sfumuar botën psikologjike dhe emocionale të një fëmije. Në këto kushte, jo rrallë herë mësuesit janë ndodhur në situata shumë kritike me nxënës të tillë. Mungesa e atmosferës së ngrohtë prindërore ka bërë që këta fëmijë të mos realizojnë  detyrat minimale të tyre. Madje, për të shkuar dhe me tej.

Shpeshherë është dashur dhe ndërhyrja e specialistit në situata të caktuara emocionale.  Fenomeni në fjalë prek më së shumti zonat rurale të qyteteve. Detyra e gjyshërve fillon tek dera e shtëpisë e mbaron tek dera e shkollës.

Mësuesit, përveç mësimdhënies i duhet të përmbushë sa të mundet boshllëkun e prindërve të ”munguar” . . .  Ndërsa tranzicioni s’paska të mbaruar… Natyrisht edhe dy dukuritë në fjalë mbeten në doza të larta reflektimi tek fëmijët. Më tepër, që nuk kanë njërin prind për shkak të divorcit a emigracionit. Më keq akoma, kur ata, për këto dy shkaqe , ”humbin” edhe nënën, edhe babën.

Besim Dybeli

COMMENTS

WORDPRESS: 0