Faturat e energjisë elektrike, në shtator shqiptarët do i paguajnë një herë në tre muaj Ja çfarë duhet të dini mbi projektin e ri…

Faturat e energjisë elektrike, në shtator shqiptarët do i paguajnë një herë në tre muaj Ja çfarë duhet të dini mbi projektin e ri…

Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj
Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…
Aksident/ Dy të plagosur rëndē

Ditën e djeshme është mbajtur takimi i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në të cilin është diskutuar projekti më i ri i OSHEE. Ky projekt është prezantuar nga drejtori i këtij institucioni, Ardian Çela, i cili ka thënë se e reja në projekt parashikohet që matësit e energjisë elektrike të shikohen njëherë në tre muaj, si dhe pagesa e faturave të bëhet po në të njëjtën periudhë kohore.

Sipas tij, ky projekt do të provohet në një zonë të caktuar për të parë nëse do të mund të përshtatet më tej në të gjithë Shqipërinë.

Bashkëpunues në këtë projekt është dhe Enti Regullator i Energjisë, i cili kërkon shmangien e mbifaturimit të faturave.

Në lidhje me mbifaturimet, Çela bëri me dije se numri i ankesave nga janari i 2015-ës e deri sot janë ulur.

 

Më poshtë fjala e mbajtur  nga drejtori i OSHEE, Ardian Çela:

 

“Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, do t’i shkojë fatura në bazë të mesatares shumëvjeçare.

Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera.

Ne mendojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktuar, të fillojmë me leximin tre mujor  dhe pastaj në muajt në vazhdim të shohim e ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra.

Duhet të ndërrojmë të gjitha matësat  sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm.

Sigurisht ka mbifaturime për sa kohë ne nuk e kemi sistemin e matjes online, i cili do ta zgjeronte mundësinë e mbifaturimit.

Por ne kemi një gjë shumë pozitive. Në qoftë se ne bëjmë krahasimin e ankimimeve që kanë ardhur pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike për keqfaturim, që nga janari i 2015 dhe deri sot, do vëreni që numri i faturimeve është reduktuar me mbi 50%.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0