Familja Halili mes varfërisë dhe “qiellit të hapur”

Familja Halili mes varfërisë dhe “qiellit të hapur”

“E harruara”. E verbër dhe e braktisur nga fëmijët. Ja apeli i saj për ndihmë
Historia e trishtë e 13-vjeçares nga Korça.Të lypësh për mbijetesë
Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve

Do të ishte një shkëndije elektrike ajo që do të vuloste fatin fatkeq të familjes Halili. Prej 1 muaji familja Halili nga Kamza vuan pasojat e djegies. Përveç mureve,  tavaneve dhe disa objekteve të cilat janë shkrumbuar 2 fëmijët e kësaj familjeje janë detyruar të braktisin edhe shkollën. Fletoret, çantat, librat  ku disa të blera e disa të përdorura fatkeqësisht nuk janë më pas shkëndijes elektrike. Z. Maliq Halili , kryefamiljari i kësaj familjeje rrëfen i hidhëruar se shtëpia e tij që u ndërtua për 20 vite me rradhë,mes vështirësive dhe përpjekjeve të shumta  u shua në 15 min. I papunë, me 3 fëmijë për t’u arsimuar ai e ndjen veten të harruar nga shteti, nga ku pohon se Bashkia nuk i ka ofruar asnjë ndihmë lidhur me këtë çështje. Dimri po afron ,ndërkohë kjo familje nuk ka një strehë të ngrohtë për të përballuar ditët e ftohta. Eshtë për të ardhur keq që  përveç kushteve ekstreme të varfërisë u duhet të qëndrojnë edhe në qiell të hapur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0