Fakulteti i Drejtësisë Tiranë diskriminon studentët …

Fakulteti i Drejtësisë Tiranë diskriminon studentët …

Në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë ndodh çudia ! Të premten më datë  15.11.2019 fakulteti  i drejtësisë nxorri  listat  e fituesve të ciklit të d

​Ligji i Pakicave bashkon PS-PD, LSI dhe Dule kundër.
Një në pesë azilkërkues në Britani të deklaruar si minorenë kanë gënjyer për moshën dhe janë detyruar të kthehen në shtëpi.
“ Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, shprehet me lot në sy …

Në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë ndodh çudia !

Të premten më datë  15.11.2019 fakulteti  i drejtësisë nxorri  listat  e fituesve të ciklit të dytë master , në të cilat në master shkencor më së shumti rezultonin fitues studentët me mesatare   6-7 ndërsa ,studentët me mesatare 9-10 kanë përfituar master profesional ose nuk kane përfituar fare .

Fakulteti i drejtësisë nxorri njoftimin që afati i  ankimimit për këtë përzgjedhje  ishte deri sot në orën 16:00.

http://fdut.edu.al/2019/11/15/aplikantet-fituesit-ne-programin-e-dyte-te-studimit-per-vitin-akademik-2019-2020/

Shumë student të pakënaqur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë zhvilluan takim me zëvëndës dekanin e fakultetit z. I.Rusi

Sipas z.v.s dekanit të fakultetit z. I.Rusi  kjo ka ndodhur sepse studentët e fakultetit të Drejtësisë Tiranë kanë përparësi kundrejt studentëve nga rrethet edhe pse niveli ndërmjet tyre rezulton me një mesatare 6 për ata të Tiranës dhe 9-10 ata të rretheve. Gjithashtu ai është shprehur se studentët kanë gabuar në plotësimin e formularit sepse nuk e kanë zgjedhur të parën preferencën e tyre  dhe mekanizmi është i tillë që nuk meret parasysh mesatarja por renditja e preferencës. Për master shkencor janë tre degë në mos e para të dalë preferenca e dytë, të paktën për ata me mesatare 9-10.Ndërkohë që komisioni i cili merej me shqytrimin e dokumentacioneve dhe përzgjedhjen e fituesve, kanë zgjedhur fitues studentët me mesatare 9-10 në preferencën e tyre të 4,5,6 ose 7 pra i kanë ofruar vetëm master profesional dhe 3 preferencat e para nuk ua ka marrë parasysh sepse ato i kanë perdorur për studentët e Tiranës edhe pse me mesatare 7apo 6. Gjithashtu  hapësirën prej 10 kuotash për studentët  nga rrethet në master shkencor publik e kanë fituar studentët  me mesatare 7 apo dhe 6.6.

Pas takimit të zhvilluar me zëvëndës dekanin e fakultetit studentët ndërmorën  një komunikim me zëvëndës ministren e arsimit znj.L. Haxhiu  e cila iu shpreh se nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e fakultetit .

Në këtë situatë studentët e shqëtësuar kanë mbetur pa një zgjjidhje

Ata janë shprehur për InFormim.al se investimi i tyre për të arritur rezultate të larta është hedhur poshtë dhe nuk është vlerësuar nga institucionet arsimore.

 

 STUDENTËT PËRFITUES ME MESATARE 6.6 MUND TI KEMI NESËR ,PROKUROR ,GJYQTARË E  PEDAGOG ,NDËRSA STUDENTËT E 9-10 JURISTA TË THJESHTË KJO SEPSE KËSHTU KA MENDUAR SE ËSHTË MË MIRË BORDI I FAKULTETIT TË DREJTËSISË NË VENDIMIN NR.27 DATË :10.09.2019 QË KA NXJERRË DUKE QENË SE KA MONOPLIN NË ARENËN UNIVERSITARE PUBLIKE.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0