Energjia Elektrike/Qindra qytetarë protestuan përpara Kryeministrisë nën sloganin “Mirato VKM”

Energjia Elektrike/Qindra qytetarë protestuan përpara Kryeministrisë nën sloganin “Mirato VKM”

Me thirrjet, “Kthema dritën”, “210 kw falas për familjet e varfra”, “Na e bëtë jetën errësirë”, “Për VKM 3 vite prita, por tani u mbush kupa”, “Zbaton

GOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 3 MUAJSH
Durrës: Situata në landfillin e Porto Romanos, larg vëmendjes së institucioneve
Provimet e Maturës Shtetërore 2018…

Me thirrjet, “Kthema dritën”, “210 kw falas për familjet e varfra”, “Na e bëtë jetën errësirë”, “Për VKM 3 vite prita, por tani u mbush kupa”, “Zbatoni ligjin që vetë e keni miratuar”, “Fëmija im e kaloi semestrin në errësirë”, qytetarët protestuan për rreth 2 orë pranë Kryeministrisë.

Në thirrjet e përbashkëta ata kërkuan të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për nenin 95 të ligjit për “Sektorin e Energjisë Elektrike “

Protesta u zhvendos prapa Kryeministrisë për të kërkuar një përgjigje nga Z.Rama për peticionin e dërguar ditën e henë, që  është firmosur nga 3500 qytetarë.

Foto:Brejdon Xhavara

Për Informim.al  Aktivisti Ervis Cota tregon se: Ne kemi  ndërmarrë të gjithë hapat për të kërkuar që kjo VKM të miratohet, duke dërguar në muajin dhjetor më shumë se 150 ankesa nga qytetarët tek portali Bashkëqeverisjes, ende sot nuk kemi një përgjigje për ankesën, kemi zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësues institucionesh ku kemi folur për miratimin e VKM-së, ndërkohë që sot vendosëm të protestojmë pasi nuk ka më hapa të tjera për të bërë, qytetarët më të varfër të Shqipërisë ishin sot duke folur për hallin e tyre, jo për parti po për një problem real i cili prek më shumë se 300.000 familje të varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Foto:Brejdon Xhavara

Neni 95 i Ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike u jep mundësinë familjeve të varfëra të rimbursohen nga buxheti i shtetit 210 KW/h ndryshe 2000 mijë lekë të reja  në muaj si lehtësim për faturën e energjisë elektrike, përpos kësaj do të mundësojë lehtësi në pagesën e kësteve për faturat e pashlyera. Më herët, Informim.al ka shkruar për situatën e krijuar që qeveria nuk miraton VKM.

Ligji i miratuar në vitin 2015, kishte si afat një vit per të miratuar aktet nënligjore në mënyrë që  ligji të kishte fuqi vepruese, theksojmë se një qytetar nga Elbasani Z.Ilirjan Petriti është ankuar në Gjykatën e Tiranës për mos-miratimin e VKM-së të nenit 95, por përgjigja e gjykatës ishte e ftohtë duke shpjeguar qe nuk kishte fuqi të detyronte Këshillin e Ministrave.

Informim.al i është drejtuar me një shkresë për informacion Ministrisë së Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale(MSHMS) si ministri e cila ka përgjegjësi për të hartuar VKM për nenin 95 të ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike, Zyra e Bashkëqeverisjes i është drejtuar Informim.al me një përgjigje të ftohtë, duke shpjeguar që “MSHMS ka patur korrespondencë të vazhdueshme dhe me Ministritë e linjës, konkretisht, Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Duke qenë se MIE ka propozuar një projektvendim për të cilin MFE është shprehur se tejkalon tavanet buxhetore të parashikuara, ministritë janë në proces diskutimi për ta qartësuar. MSHMS po procedon me prioritet duke e njohur ndjeshmërinë e çështjes”.

Foto:Brejdon Xhavara

Të hënën e shkuar një grup aktivistësh dhe disa përfaqësuas nga familjet e varfëra, dërguan pranë Kryeministrisë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës një peticion i firmosur nga 3500 qytetare, ata njëzëri përmes këtij peticioni kërkuan të miratojnë VKM.

Edhe pse afati për të miratuar këtë VKM ka 3 vite që është shkelur nga Këshilli i Ministrave, sërish institucionet që kanë përgjegjësi për grupet në nevojë janë ende duke zhvilluar procese diskutimi.

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë mësojmë nga Aktivistët e komunitetit Rom dhe Egjiptian se kanë zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Platformës së Bashkëqeverisjes, nga biseda e zhvilluar aktivistët tregojnë Drejtoresha kishte thënë  se Kryeministria dhe Ministritë e linjës do të kthejnë përgjigje për peticionin e dërguar sapo të mbushë afatin 1 javë nga afati i dërgimit.

 

Pritet që peticioni i dërguar në datën 16 Korrik në institucionet e lartpërmendura të mbushë afatin 1-javor, që qytetarët të kenë një përgjigje nga shteti.

Nga:Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0