Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.

Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje në disiplinimin e sektorit të energjisë elektrike të cilat kanë siguruar rezultate pozitive në performancën financi

Kam shumë dëshirë të shkoj në shkollë… Rrezikon të humbasë shikimin si dhe të mbetet pa arsim…
Elbasan / Për herë të parë prodhohet banania
Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendim/ Big Brother diskriminoi personat me aftësi të kufizuar dhe komunitetin egjiptian.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje në disiplinimin e sektorit të energjisë elektrike të cilat kanë siguruar rezultate pozitive në performancën financiare të sektorit, por nga ana tjetër në mungesë të një skeme mbrojtje efikase janë shkaktuar pasoja të rënda ndaj të drejtës për aksesin në energjinë elektrike për familjet e varfra gjë që ka kontribuar në vështirësi serioze të përmbushjes së nevojave bazë të lidhura me ndriçimin, aksesin në informacion, ruajtjen e shëndetit etj. Pavarësisht se janë aplikuar skema lehtësuese për pagesën e detyrimeve të prapambetura, mbrojtja sociale dhe ekonomike e kësaj kategorie nuk është e mjaftueshme. Me propozim të Këshillit të Ministrave në vitin 2015 parlamenti miratoi ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili parashikonte përkrahje të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit, familjeve të varfëra për të paguar detyrimet e energjisë elektrike. Aktualisht ligji nuk zbatohet pasi Këshilli Ministrave nuk ka miratuar VKM-në, sipas nenit 95, ku duhet të përcaktohen  kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre

Duke ju referuar të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror rezultojnë mbi 50.000 familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të OSHEE-së , aktualisht janë në fuqi 20,112 aktmarrëveshje të lidhura me abonentë familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike. Ndërkohë, 10,646 aktmarrveshje të tjera të lidhura me abonentë të cilët trajtoheshin me ndihmë ekonomike në momentin e lidhjes së aktmarreveshjeve, konsiderohen me probleme pasi abonentët nuk kanë përmbushur shlyerjen e rregullt të kësteve. Kjo përqindje e lartë tregon se ekzistojnë vështirësi në përmbushjen e detyrimeve financiare për shlyerjen njëherazi të debisë dhe faturës korente të energjisë elektrike.

Në rrethanat aktuale pamundësia për të paguar detyrimet e faturave të energjisë elektrike çon në ndërprerjen e energjisë, gjë që përkeqëson kushtet e jetesës së familjeve. E drejta per energji elektrike në vetvete eshte një e drejtë themelore e njeriut dhe rrjedh nga e drejta për një standard të përshtatshëm jetese (neni 25 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut).

Në ato raste kur rilidhja është kryer në mënyrë të paligjshme, kryefamiljari ndalohet, arrestohet dhe ndiqet penalisht, duke rënduar më tej situatën e familjes, sikurse dhe buxhetin e shtetit nëse do të mbanim parasysh koston e procesit te gjykimit si dhe shpenzimet publike dhe private të lidhura me vuajtjen e dënimit. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezulton se në vitin 2016 janë evidentuar 1270 vepra penale në shkallë vendi të lidhura me vjedhjen e energjisë elektrike dhe nga këta 368 janë arrestuar, 58 ndaluar, 606 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 255 shpallur në kërkim. Gjatë vitit 2017 janë evidentuar – 740 vepra penale – 123 arrestuar, 13 ndaluar, 493 ndiqen në gjendje të lirë dhe 130 shpallur në kërkim.

Referuar një përkufizimi të ngushtë të klientit në nevojë propozojmë përfshirjen në këtë kategori këto grupe përfituesish: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike; kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror minimal/social dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët nuk kanë të ardhura; kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti, shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetepunësuar në sektorin privat.

Gjykata Europiane e Drejtave të Njeriut në rastin POCASOVSCHI AND MIHAILA v. THE REPUBLIC OF MOLDOVA AND RUSSIA ka vendosur që mungesa e energjise elektrike është shkelje e të drejtave të njeriut pikërisht të nenit 3 dhe 8. Askush nuk mund t’i nënshtrohet trajtimit degradues dhe ç’njerëzor si dhe e drejta për jetë private dhe familjare.

Nga Gentian Sejrani

COMMENTS

WORDPRESS: 0