Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë

Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë

“Statkraft” është e angazhuar në Shqipëri me koncesionin e hidrocentraleve të Kaskadës mbi lumin Devoll, pjesë e të cilëve është edhe hidrocetrali i B

Njoftim nga DPT mbi individët e paregjistruar që japin ambiente me qera.
Misteri i pemës shekullore në Gramsh…
“Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe të helmoj njerëzit”.

“Statkraft” është e angazhuar në Shqipëri me koncesionin e hidrocentraleve të Kaskadës mbi lumin Devoll, pjesë e të cilëve është edhe hidrocetrali i Banjës, që tashmë ka hyrë në proces prodhimi energjie.

Kompania norvegjeze ka aplikuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të marrë lejet përkatëse, kapaciteti i instaluar do të jetë 2 mega dhe energjia do të shitet të treg të lirë.

Kjo është kërkesa e dytë për ndërtimin e një impianti prodhimi energjie nga dielli. Më parë, këtë vit, ka qenë kompanie publike KESH që ka aplikuar për ndërtimin e një centrali fotovoltaik lundrues mbi liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Projekti i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare shtrihet në një sipërfaqe prej 118 mijë metrash katrorë, ndërsa kapaciteti do të jetë mbi 12 megavat.

Prodhimi i energjisë nga panelet diellore ka kosto të lartë, ndërkohë që teknologjia e ndërtimit të tyre mbi ujë mundëson uljen e tyre. Shqipëria synon që brenda pak vitesh të rrisë prodhimin e energjisë të marrë nga burime të rinovueshme, e centralet me panele diellore po marrin edhe incentiva nga qeveria.

COMMENTS

WORDPRESS: 0