Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike

Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike

Sot në qytetin e Elbasanit  “në Pallatin e Sportit Tomorr Sinani” u zhvillua Forumi Qytetar për Siguri Publike, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkis

Ndotja në Elbasan: Industritë në zonën e ish-Metalurgjikut “nuk pyesin” për gjoba.
Në qiell të hapur prej 10 ditësh.Ja apeli i familjes elbasanase
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja

Sot në qytetin e Elbasanit  “në Pallatin e Sportit Tomorr Sinani” u zhvillua Forumi Qytetar për Siguri Publike, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Z.Qazim Sejdini, Ministri I Brendshëm Z.Fatmir Xhafa , deputetë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe organizata të shoqërisë civile e qytetare. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe qasjes së re  polici-komunitet.

“Siguria Publike nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit , por prioritet i përbashkët për një mjedis të sigurtë”-fjalë këto të shprehura nga Z.Sejdini

“Bashkia e Elbasanit ishte e para në vend që e ndërmori hapin mbi krijimin e Këshillit Vendor të  Sigurisë– ky hap sipas Kryetarit të Bashkisë dëshmon prioritetin që ka Siguria Publike.

Z.Sejdini theksoi se gatishmëria e Bashkisë Elbasan  do të ishte e plotë për të punuar me forume të gjëra për promovimin dhe zhvillimin e strategjive që mbështesin partneritetin sistematik dhe teknikat e përshtashme për sigurinë. Ndër të tjera Kryetari vlerësoi këtë forum ku grupet e interest u bënë së bashku, pasi vetëm me angazhimin e të gjithve bëhet e lehtë  identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0