Elbasani: Zonë e nxehtë e shfaqjes së dhunës

Qyteti dhe shëndeti publik…
Elbasani qyteti i kontaminuar, shkrim nga Alessandra Briganti, foto Ivo Saglietti
Letra prekëse e Mikaelës 7-vjeçare që i kërkon ndihmë Kryeministrit

Image result for dhune

Elbasani mbetet një nga zonat më te nxehta sa i takon shfaqjes së fenomenit social të dhunës në familje, por jo vetëm në shumicën e rasteve viktima e kësaj dhune është seksi më i dobët. Kjo situatë ka bërë që linja e këshillimit për gratë implementoi projektin e saj për kundër ekstremizmit të dhunshëm. Për të minimizuar këtë fenomen së fundmi janë zhvilluar takime më gra nga Elbasani,por edhe të rinj nga shkolla e mesme “Dhaskal Todri”. Drejtuesja e projektit Iris Luarasi,tha se projekti është duke u zbatuar në kater qytete të vendit, ku më problematik renditet Elbasani. Vetë Iris Luarasi shprehet: “Për fat të keq Elbasani në raportin e fundit që ka bërë IDM në vitin 2018 më mbështetjen e Ambasades Amerikane,është vërtetuar si një nga zonat Hotspot në Shqipëri,bashkë më disa qytete dhe zona të tjera që ka rreziqe nga pikpamja e ekstremizmit të dhunshëm ,kështu që kjo ishte arsyeja që ne idendifikuan qytetin e Elbasanit. Kemi edhe disa aktivitete në zonën e Devollit bashkë me bashkinë e Bilishtit ,sepse të dyja janë përceptuar si zona Hotspot,por ndërkohë ka edhe qytete të tjera që janë të përfshira”. Në takimin me të rinjtë e gjimnazit “Dhaskal Todri “,Luarasi u kujdes të sqaronte se termi “ekstremizëm i dhunshëm”,jo domosdoshmërisht ka lidhje me fenë dhe akte terroriste. “Disa njerëz në mënyrë të gabuar mendojnë se ka lidhje me islamizmin,që absolutisht koncepti më I gabuar është një nga gjërat që në përpiqemi të sqarojmë dhe kjo është një nga arsyet pse kemi marë një grua që është pjesë e komunitetit mysliman në Elbasan dhe ka treguar se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet ekstremizmit të dhunshëm,radikalizmit,terrorizmit me myslimanizmin. Pjesa tjetër e dytë ka lidhje me konceptet,sepse kur themi fjalën ekstremizëm i dhunshëm duket sikur po flasim për ngjarjet e 11 shtatorit. Ekstremizëm i dhunshëm është çdo gjë që ka lidhje me dhunën,çdo njeri që ndihet pre rekurtuesve që duket sikur nuk ka zë ,sikur njerzit nuk e marin në konsideratë ,sikur fjala e tij nuk dëgjohet dhe në atë moment bie pre rekurtuesve,të cilat përdorin metoda jashtëzakonisht shumë të sofistikuara dhe shumë joshëse për tu bërë pjesë e këtyre grupimeve “. Në takimin e zhvilluar me të rinjtë në Elbasan,këta të fundit reflektuan interaktivitetet rreth temës së trajtuar. Idea e takimeve të tilla synon të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe ti mbaj ato larg dhunës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0