Elbasan/Gropa septike rrezikon shëndetin e banorëve të komunitetit rom.

Elbasan/Gropa septike rrezikon shëndetin e banorëve të komunitetit rom.

Prej disa vitesh banorët e komunitetit rom të lagjes "5 Maji" Elbasan, vuajnë shqetësimin e krijuar nga prania e një grope të madhe septike, në të cil

Heroi i pastrehë ndihmon viktimat e sulmit në koncert
Ndryshon ligji i strehimit/ Ja programet sociale që përfshihen
Shëndetësia, shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për t’u kuruar

Prej disa vitesh banorët e komunitetit rom të lagjes “5 Maji” Elbasan, vuajnë shqetësimin e krijuar nga prania e një grope të madhe septike, në të cilën derdhen ujërat e zeza.

Akumulimi i ujërave të zeza ka arritur në atë nivel saqë po përbën rrezik për shëndetin e banorëve. Të mbështetur nga aktivistët ata e kanë adresuar disa herë këtë shqetësim pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Sipas tyre, janë bërë rreth 9 muaj që nga momenti që i janë drejtuar UK Elbasan për zgjidhje, mirëpo kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Në takimin e fundit të realizuar me drejtorin e UK Elbasan është premtuar se do të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Në rast të kundërt banorët janë shprehur se do të përshkallëzojnë veprimet e tyre.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0