Elbasan, shtëpi për qentë e rrugës

        Kafshët endacake dhe transportimi i tyre nga një qytet në tjetrin është kthyer në një problem edhe për qyt

“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”
I heqin ndihmën ekonomike sepse mbledh kanaçe. Ja vështirësitë e kryefamiljarit elbasanas
Fëmija autik nuk është rrezik, por unik

 

 

 

 

Rezultate imazhesh për qente e rruges.ELBASAN

Kafshët endacake dhe transportimi i tyre nga një qytet në tjetrin është kthyer në një problem edhe për qytetarët e Elbasanit.

Ndalimi me ligj i vrasjes së qenve ka vënë në rrezik jo rrallë herë njerëzit, sidomos fëmijët, por përballë këtyre situatave, bashkitë përgjithësisht nuk kanë kapacitete.

Këtë problem në Elbasan po përpiqen ta zgjidhin me një qendër ku bëhet sterilizimi, vaksinimi dhe kujdesi ndaj qenve endacakë.

Një grup pune i kryesuar nga veterinerët e bashkisë bën të mundur kapjen e qenve të rrugës dhe më pas vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.

Qendra e ngritur do të shërbejë edhe për strehimin e kafshëve endacake ku në bashkëpunim edhe me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve do të bëhet i mundur kujdesi ndaj tyre.

Bashkia e Elbasanit gjithashtu u bën  thirrje qytetarëve të adoptojnë një qen rruge i cili do të jetë i pajisur me kartelë shëndetësore nga specialistët e veterinarisë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0