Elbasan: Rritet çmimi i bukës

Elbasan: Rritet çmimi i bukës

Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë. Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve

Ndotja në Elbasan: Industritë në zonën e ish-Metalurgjikut “nuk pyesin” për gjoba.
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Rezultate imazhesh për furre bukePrej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë.

Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve të brumit .

Të paqarta janë çmimet e bukës, të cilat konfondohen me peshën e saj. E ndërkohë që tregtarët nuk pranojnë të prononcohen për arsyet e rritjes se çmimeve, pakënaqësi shprehin qytetarët.

Rritja e çmimit nga furrat e bukës erdhi menjëherë pas debatit për mossubvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për subjektet që veç prodhimit të bukës, kishin edhe njësi frigoriferike.

Në atë kohë edhe shoqata e prodhuesve të bukës e kundërshtoi vendimin e OSHEE, ndërsa tregtarët paralajmëruan se çmimi i rritur i energjisë do të rëndonte mbi konsumatorin, gjë e cila duket se ka ndodhur tashmë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0