Elbasan: Përroi i Zaranikës, rrezik për përmbytje

Këtë dimër,duket se përroi i Zaranikës do të sjellë përsëri probleme në qytetin e Elbasanit. I gjithë shtati i tij që fillon nga diga deri në dalj

Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset
Elbasan: Rritet çmimi i bukës
Nga braktisja e të miturve te dhuna, ana tjetër e 1 qershorit

Rezultate imazhesh për perroi i zaranikes

Këtë dimër,duket se përroi i Zaranikës do të sjellë përsëri probleme në qytetin e Elbasanit. I gjithë shtati i tij që fillon nga diga deri në dalje të doganës është tejet i dëmtuar,argjinatura në të dyja anët dhe bazamenti ka pësuar çarje të mëdha. Pak muaj më parë Bashkia e qytetit me Bordin e Kullimit kanë bërë disa riparime të pjesshme ku në vend të argjinaturave të dëmtuara ka riparuar 3 prej tyre dhe kjo punë nuk mjafton. Përroi i Zaranikës ka dhe 5 vende të tjera,të cilat kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Nga shirat e rënë pak kohë më parë, Zaranika është dëmtuar së tepërmi. Sipas banorëve që banojnë aty pranë shqetësimi është përsëri i madh. Përroi ka depërtuar në tokë dhe ka sjellë vite më parë probleme,nuk është çudi që edhe këtë vit nga shirat e rrëmbyeshëm të ndodhin katastrofa ujore. Pak vite më parë, Bordi i Kullimit i kërkoi qeverisë Shqiptare 5 milion € për ndërtimin e digës. Mbi bazën e këtij investimi,përmbytja e zaranikës do të merte fund një herë e përgjithmonë ,por ky fond asnjëherë nuk u dha nga qeveria Shqiptare. Edhe bashkia e qytetit të Elbasanit,ka kërkuar herë pas here fond për rikonstruksionin e plotë të përroit të Zaranikës. Problem tjeter këtu është edhe hedhja e mbeturinave dhe inerteve nga firma të ndryshme apoindivid që banojnë në të dyja anët e përroit. Kjo ndotje po vazhdon dhe askush nuk po merr masa. Këtë dimër përroi i Zaranikës do të sjellë përsëri probleme për banorët e lagjes “ Partizani”, “ Vullnetari” dhe lagjes “NSHU” që shtrihet në anën tjeter të përroit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0