Elbasan: Nis rikonstruksioni i 24 banesave të komunitetit Rom /Egjiptian

Elbasan: Nis rikonstruksioni i 24 banesave të komunitetit Rom /Egjiptian

Doni kredi të butë për shtëpi? Ja dokumentet që duhet të plotësoni…
“Mes varferise dhe semundjes”: Apeli i nënës së fëmijëve me çrregullime të sjelljes
Shifrat/ Qytetet në Shqipëri me numrin më të lartë të vdekjeve, shkaqet kryesore

Një ndër programet e strehimit social që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë , kryesisht atyre  rome\egjiptiane është “Përmirësimi i kushteve të banimit”. Ky program favorizon të gjitha familjet  të cilave u mungon një strehim i përshtatshëm, familjeve që  kanë një banesë të vjetër në rrezik shembjeje,  apo banesa të  amortizuara që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme. Të shumtë kanë qenë qytetarët e Elbasanit, ndër to edhe komuniteti rom dhe egjiptian  që kanë aplikuar për të përfituar nga ky program. Pas miratimit të udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Prill të vitit 2018 për financimin e projekteve për përmirësimin e kushteve të banimit të familjeve të varfra, aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome ( LRER) asistuan në dhënien e informimit dhe orientimit mbi kriteret që duhet të përmbushnin dhe procedurat që duhet të ndiqnin për të përfituar nga ky program.  Përpjekjet e shumta të aktivistëve së bashku me familjet në nevojë  si: takime me Bashkinë Elbasan për të iniciuar këtë process në sajë të situatës, kushteve dhe nevojës emergjente për trajtimin e këtij programi, hartimin e kërkesave individuale të familjarëve si dhe advokimi me Bashkinë Elbasan u bë e mundur që të përfitonin 24 familje dhe jo 11 sic ishte parashikuar. Vlen të theksohet se LRER bashkëpunoi me Zyrën e Projekteve pranë Bashkisë për verifikimet në terren të kushteve të banesave të këtyre familjeve. Të gjitha këto përpjekje rezultuan të suksesshme dhe tashmë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e banesave të familjeve Rome \Egjiptiane.

COMMENTS

WORDPRESS: 0