Elbasan: Derdhja e ujërave të zeza në një gropë septike, fenomen shqetësues për jetën e banorëve

Banorët e komunitetit rom të  lagjes 5 Maji Rrapisht Elbasan,  prej vitesh përballen me një problem mjaft shqetesues  për jetën. Prej 15 vitesh në

OMARAJ, FSHATI PA SHKOLLË
Kina ndërton ujëvarën më të gjatë në botë, mbi një kullë 108 metra të lartë
Skandaloze/ Nxënëset me mbulesë islame po refuzohen të regjistrohen në shkolla publike

Banorët e komunitetit rom të  lagjes 5 Maji Rrapisht Elbasan,  prej vitesh përballen me një problem mjaft shqetesues  për jetën. Prej 15 vitesh në këtë lagje specifikisht në oborrin e një prej banorëve ekziston një gropë septike që rrezikon jetën e tyre. Rreth 100 familje nuk derdhin ujërat e zeza, në kanalizimet e reja, por vazhdojnë të përdorin këtë gropë septike,me qëllim të përkohshëm nga Bashkia,  duke bërë që papastërtitë të dalin në sipërfaqe dhe të shkaktojnë kështu burime infeksionesh. Sipas pohimeve të banorëvëe ka pasur edhe pasoja të rënda shëndetësore.  Aktivistët e organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane” janë njohur me situatën dhe kanë ndërmarrë disa veprime për zgjidhjen e problemit.

Pas veprimeve të ndryshme  nëpunës të UKE (Ujësjellësi i Kanalizimeve Elbasan) shkuan në terren, ku verifikuan nga afër dhe u shprehën se do të eliminojnë gropën duke zgjidhur problemin.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0