Elbasan/ Biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon në mendje .

Elbasan/ Biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon në mendje .

Pas një eksperience disa vjeçare në greqi vëllezërit Toça nga Labinot Fusha në Elbasan kanë ngritur një biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon

Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.

Pas një eksperience disa vjeçare në greqi vëllezërit Toça nga Labinot Fusha në Elbasan kanë ngritur një biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon në mendje .Prej 16 vitesh ato  kultivojnë trëndafila shumëngjyrëshe në tokat bujqësore , sipërfaqja e tyre është relativisht e madhe .

Vëllai i madh Aliu tregon se ishte e vështirë të ngrije një biznes të tillë pasi dhe kultura e luleve në një vënd si Shqipëria nuk ishte shumë e zhvilluar sidomos në zonat rurale por sot pas shumë vitesh ato ndjehen të kënaqur , pasi biznesi është rritur po ashtu edhe interesi për lulet,.Rritja e trëndafilave kërkon punë dhe përkujdesje ndaj Ali Toçaj na tregon gjithçka rreth këtij biznesi.

Askush nuk e bënë këtë punë që do trëndafili , ka shumë punë , do dije , si tek mbjellja, shartesa, shkulja në të gjithë proceset e punës .

Ndërsa kalojmë nga një arë në tjetrën rritësi i trëndafilave tregon se shpesh është përballur me skepticizmin dhe paragjykimin e banorëve përreth pavarësisht kësaj ai ndjehet i lumtur pasi interesi për lulet është rritur dhe se ato i gjen në çdo gëzim familjar.

Një proçes i rëndësishëm është dhe shartimi i trëndafilave këtë punë nuk mund ta bëj dot kushdo .

Dadimi është një nga mjeshtrat e shartimit jo vetëm të trëndafilave por edhe të shumë pemëve të rralla .

Proçedura është : “Si ditë e parë ne presim kalemat e shartuar të rrjedhshëm dhe më pas vazhdon procesi i shartimit nga të gjitha llojet e shartimit.

Këtë punë ne e bëjmë si familje dhe unë kontriboj në punën time si shartesaxhi .

Blerësit vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe një nga potencialet është dhe Bashkia Tiranë .

Nëse fqinjët e tyre që mbjellin grurë, misër ankohen se nuk kanë fitim ,familja Toça në Labinot Fushë e sheh veten mjaft të kënaqur në trëndafila pasi dhe të ardhurat ekonomike janë mjaft të larta .Ata tashmë dinë cdo kujdes të luleve dekorative .

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0