Elbasan: Banorët e lagjes “Shën Koll” ankohen për ndotjen

Pas viteve 90 lagjes “Shënkoll” në qytetin e Elbasanit iu shtua një bllok i ri banesash . Banorë të ardhur nga zonat rurale  ndërtuan në vendin e

Jepet zgjidhje për katër fëmijët jetim në Sovjen të Korçës/ Video
Rrajcë: Rezervuari i ndotur, nevojë emergjente për ndërhyrje
Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi

Imazh i ngjashëm

Pas viteve 90 lagjes “Shënkoll” në qytetin e Elbasanit iu shtua një bllok i ri banesash . Banorë të ardhur nga zonat rurale  ndërtuan në vendin e njohur ndryshe “Pylli me pisha” që gjendet përballë lagjes së “Çamëve” shtëpitë dhe bizneset e tyre private. Gjatë këtyre viteve në këtë bllok banojnë mbi 25 mijë familje . Veç problemeve me infrastrukturën banorët ankohen për ndotjen e krijuar buzë lumit Shkumbin . Një nga banorët e lagjes thotë, se janë ankuar disa herë tek Inspektoriati i  Mjedisit, por ky i fundit nuk ka marrë asnjë masë .

“ Të hidhen mbeturinat , se të tjerat i bëjmë vetë, se nuk kërkojmë ndihmë nga shteti. Për rrugën kemi marrë shumë premtime ,por asnjeherë nuk kemi marë zgjidhje . Sa i përket mbeturinave hidhen nga qyteti, nga rruga kryesore dhe nga lokalet këtu  sepse nuk ka kosha të mbeturinave. Pagesat i  bëjmë dhe koshat nuk na i kanë siguruar”, -shprehen banorët.

Ndotja vijon të mbetet problem i mprehtë për Elbasanin dhe rrethinat e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0