Elbasan/ Banorët e Fushës së Dumresë ankohen për çmimet e ulta të duhanit dhe se firma ka dy vite që nuk ka kryer pagesa

Fusha e Dumres së rrethit të Elbasanit është një ndër kultivueset më të mëdha të duhanit. Prej disa dekadash banoret e Dumresë merren me k

Të mësosh në rrënoja. Kushtet e tmerrshme në shkollën e fshatit Idrizaj
Rosaku i rrallë shumëngjyrësh …
Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave

Fusha e Dumres së rrethit të Elbasanit është një ndër kultivueset më të mëdha të duhanit. Prej disa dekadash banoret e Dumresë merren me kultivimin e duhanit, por vitet e fundit banorët janë shumë të pakënaqur ndaj firmës që merret me blerjen e kësaj kulture. Ata shprehen se është viti i dyte që pagesat nuk janë bërë për duhanin që është blerë. Firma Mika Korca është e vetmja firmë që ka operuar në këtë zone prej shume vitesh. Ajo nuk i është përmbajtur kontratave që ka bërë me banorët. Blerja e kulturës së duhanit është marrë me çmime qesharake jo me çmimin e tregut. Që të mos mjaftojë kjo gjë, kjo firme ka dy vite që nuk ka kryer pagesat banorëve. Ata kërkojnë që shteti të bëjë diçka në lidhje me këtë problem. Ata duan që të kenë konkurrencë të plotë, të mos abuzohet me çmimin e duhanit si dhe të marrin pagesat në kohë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0