Elbasan: 30 familje Rome\Egjiptiane dhe Pak përfitojnë “Bonus Strehimi”

Programi i Bonusit të Strehimit është një nga programet e strehimit social që është i parashikuar në ligjin e vjetër dhe të ri të strehimit social

Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.
Elbasan, shtëpi për qentë e rrugës
Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë

Fotografia e Levizja Rinore Egjyptiane & Rome

Programi i Bonusit të Strehimit është një nga programet e strehimit social që është i parashikuar në ligjin e vjetër dhe të ri të strehimit social. Programi i “Bonusit të Strehimit” dhe “Përmirësimi i kushteve të banimit” janë programet e vetme që u vijnë realisht në ndihmë komuniteteve të varfëra, ndër to dhe atyre rome dhe egjiptiane. Për të përfituar nga programet e tjera të strehimit social një nga kriteret bazë janë të ardhurat e familjes në një nivel të cilin shumica e familjeve rome dhe egjiptiane nuk e plotësojnë. Sipas  programit të Bonusit të Strehimit, shteti i subvencionon pagesën e qirasë familjes së pastrehë deri në 100% të masës së qirasë për familjet pa të ardhura.

Shumë familje të pastreha të qytetit të Elbasanit ndër to familje rome dhe egjiptiane janë  interesuar dhe kanë  aplikuar për të përfituar nga ky program.  Aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome(LRER) u erdhën në ndihmë ketyre familjeve duke i orientuar me plotësimin e dokumentave përkatëse dhe duke  advokuar me institucionet përgjegjëse për të përfituar nga e drejta për strehim. Angazhimi i tyre solli përmirësime të ndjeshme në Bashkinë Elbasan, duke u rritur buxheti dedikuar strehimit dhe numri i familjeve përfituese.

Si pasojë e përpjekjeve të përbashkëta, 30 familje Rome, Egjiptiane dhe PAK përfituan Bonus Strehimi për vitin 2018.

Vlen të theksohet se për arritjen e këtij rezultati, LRER advokoi gjatë vitit 2018 në lidhje me zbatimin e programit të Bonusit të Strehimit në Bashkinë Elbasan , me qëllim shtimin e buxhetit dhe rritjen e familjeve përfituese , nga ku Këshilli Bashkiak  miratoi  shtimin e buxhetit për vitin 2018, me një shtesë prej 1 000 000 lekë nga parashikimi. Pra, nga 1 680 000 lekë në 2 680 000 lekë për vitin 2018.

Tashmë 30 familje rome , egjiptiane dhe pak janë subvencionuar nga Bashkia Elbasan mbi pagesën e qerasë për vitin 2018.

COMMENTS

WORDPRESS: 0