Ekspertja e OKB-së bën thirrje për veprim urgjent mbi ruajtjen e progresit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Një eksperte e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për garanci të shpejtë për të ruajtur arritjet dhe përparimet në fushën e mbrojtjes së të drej

25 mijë refugjatë të mitur në Europën Juglindore
Cerrik/ 107 familje jetojnë në kushte të mjerueshme, ata bëjnë apel për banesa sociale
E përzuri djalin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …

Një eksperte e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për garanci të shpejtë për të ruajtur arritjet dhe përparimet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave.

Në fjalën e saj të fundit për Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, si Raportuese Speciale mbi çështjet e minoriteteve, Rita Izsák-Ndiaye shprehu shqetësimin për një rritje alarmante të gjuhës së urrejtjes, retorikës ksenofobike dhe nxitjes së urrejtjes kundër pakicave në të gjithë botën.

“Në këtë kohë krize, ne kemi nevojë për vullnet të qartë politik, të forcohet korniza legjislative dhe institucionale, për të ndihmuar në krijimin e kushteve për shoqëritë kohezive, ku  të ketë unitet në diversitet”,  tha znj. Izsák-Ndiaye.

“Demokracia kërkon qeverisje të mirë dhe gjithëpërfshirje e cila lejon  pluralizmin e nevojshëm për të mundësuar që  të gjitha grupet e popullsisë  të ruajnë dhe zhvillojnë  identitetin e tyre mbi bazën e dinjitetit dhe të drejtave për të gjithë.”

Raportuesja Speciale theksoi rëndësinë e të dhënave të sakta dhe statistikave mbi pakicat për hartimin e politikave, dhe u  bëri thirrje  institucioneve të dedikuara  të drejtave të pakicave dhe marrëdhënieve të vendosura. Qëllimi sipas saj  do të ishte të mbylleshin  boshllëqet e politikave, legjislacionit, planeve shpesh ambicioze të veprimeve mbi programet  për minoritetet dhe realitetin  në të cilat shpesh zbatimi aktual mungon.

Znj Izsák-Ndiaye theksoi se ka pasur pakica në situata të pasigurta  për shkak se shtetet  refuzonin  ti njihnin  ato si minoritete apo  si qytetarë. “Ekzistenca e një minoriteti etnik, fetar ose gjuhësor në një shtet të caktuar nuk varet nga vendimet e qeverisë, por ka nevojë të themelohet nga kritere objektive”, theksoi ajo. “Për më tepër se  10 milion njerëz janë të privuar nga një kombësi globale, shumica e të cilëve u përkasin minoriteteve. Janë të nevojshme masa të shpejta për t’i dhënë fund pashtetësisë kështu që nuk do të ketë   burime të mëtejshme   stigmatizimi për pakicat, “shtoi ajo.

Znj Izsák-Ndiaye kërkoi më shumë përpjekje për të integruar emigrantët në shoqëri  duke thënë: “Ndjenjat e tjetërsimit dhe mungesa e  përkatësisë të përjetuar nga emigrantët në njërën anë, prej qytetarëve,  duke i  frikësuar dhe kërcënuar nga ana tjetër, duhet të plotësohen me përpjekje të   përbashkëta  – për ti mundësuar minoriteteve  integrimin  në strukturat shoqërore “.

Raportuesja  Speciale  i kujtoi Këshillit se 2017 shënon 25 vjetorin e miratimit të Deklaratës së KB mbi personat  që u përkasin  Pakicave Etnike, Fetare dhe Gjuhësore Kombëtare  si dhe 10 vjetorin e Forumit të OKB-së për çështjet e pakicave. Këto raste, tha ajo, ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar jo vetëm përparimin e bërë deri më tani, por edhe sfidat e mbetura. Znj Izsák-Ndiaye i bëri thirrje OKB-së dhe shteteve anëtare të saj të marrin në konsideratë masat e mundshme për të forcuar mekanizmat ekzistuese për të përmbushur premtimet e dhëna për minoritetet.

Duke reflektuar mbi qëndrimin e saj gjashtë-vjeçare, Raportuesja  Speciale përfundoi: “Unë jam ndikuar shpesh nga mungesa e përgjithshme e njohurive dhe të kuptuarit nga ana e publikut në lidhje me betejat e përditshme të minoriteteve të cilët janë  rënduar shpesh nga mohimi ose neglizhenca  nga ana e zyrtarëve.

“Përpjekjet e fuqishme janë të nevojshme për rritjen e ndërgjegjësimit, komunikimit, ndërtimin e besimit, përfshirjen dhe masat për ndarjen e pushtetit për të krijuar një ndjenjë të përkatësisë për grupet e ndryshme të popullsisë të cilat janë  parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe stabilitet në  shoqëritë tona. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë nenin 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila deklaron se ne kemi lindur të gjithë të lirë dhe të barabartë me dinjitet dhe të drejta,  jemi të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillemi ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi. “Raportuesja Speciale gjithashtu paraqiti raportet e saj  në Irak, në Republikën e Moldavisë dhe Sri Lanka.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur dhe bashkëpunuar në mandatin gjatë qëndrimit të saj duke përfshirë komunitetet e pakicave, shtetet anëtare, agjencitë e Kombeve të Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, organizatat akademike dhe kërkimore, dhe aktorëve të tjerë.

Znj Rita Izsák-Ndiaye (Hungari) e emëruar si Eksperte e Pavarur për çështjet e minoriteteve nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka marrë funksionet e saj në 1 gusht 2011. Ajo është riemëruar  si Raportuese Speciale për çështjet e pakicave në 2014.

COMMENTS

WORDPRESS: 0