EKSKLUZIVE Dëshmia dhe apeli mbi aksidentin e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku humbi jetën babai i tre fëmijëve, 42-vjeçari Altin Bahja. Vëllai i të ndjerit ka një thirrje për qytetarët Elbasanas.

EKSKLUZIVE Dëshmia dhe apeli mbi aksidentin e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku humbi jetën babai i tre fëmijëve, 42-vjeçari Altin Bahja. Vëllai i të ndjerit ka një thirrje për qytetarët Elbasanas.

EKSKLUZIVE Sot u bë një javë nga aksidenti i ndodhur të premten e shkuar në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit ku humbi jetën babai i tre f

Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.
Dita Botërore e Librit: Nëse do të bëhesh dikush-i në jetë, lexo”
Pogradec/ Ushqime në treg të ndotur…

EKSKLUZIVE

Sot u bë një javë nga aksidenti i ndodhur të premten e shkuar në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit ku humbi jetën babai i tre fëmijëve, Altin Bahja. Vëllai i tij, Gentjan Bahja rrëfen për Informim.al të gjithë ngjarjen si edhe apelin prekës që ka për qytetarët. Ai tregon se u informua në mesditën e të premtes së shkuar nga vajza e të ndjerit mbi aksidentin, gjithashtu ka parë edhe videot live të qytetarëve të rastësishëm në pritje të ambulancës e cila vonoi 37 minuta.

Gentjani shpreh habinë sesi ka mundësi të lëvizet me një shpejtësi të tillë, në një zonë të mbipopulluar, në një orar kur nxënësit dalin nga shkollat. Ai lutet për ndërgjegjësimin e shoferëve, se aksidentet mund t’i ndodhin kujtdo por t’i jepet ndihma e shpejtë të aksidentuarit.

Në lidhje me shoferin që kreu aksidentin, Gentjani tregon se nuk ka marrë asnjë lajmërim nga familjarët e tij për t’u takuar ose për t’i ngushëlluar mbi këtë humbje të rëndë. Por me bindje ai thotë se do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje që drejtësia për vëllain e tij të shkojë në vend.

Ai bën thirrje për vendosjen e kangjellave anësore të trotuareve edhe në bulevard, por mbi të gjitha i bën apel kujtdo që ka informacion në lidhje me zhdukjen e telefonit të të ndjerit, t’ia rikthejnë pasi aty ruhen kujtimet më të bukura familjare të vëllait të tij.

video

COMMENTS

WORDPRESS: 0