Egjipt/ Zbulohet statuja 3 mijë vjeçare e Ramses 2

​Një grup arkeologësh nga Egjipti dhe Gjermania kanë zbuluar një statujë gjigante me lartësi 8 metra të varrosur në një zonë kënetore në një lagje të

Historia e trishtë e Denisit, 17- vjeçarit që nuk do të mund të ecë kurrë
Ngjarja në Berat, flet babai i djalit: Familjarët e vajzës nuk donin sepse…
Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit


​Një grup arkeologësh nga Egjipti dhe Gjermania kanë zbuluar një statujë gjigante me lartësi 8 metra të varrosur në një zonë kënetore në një lagje të vjetër të Kajros. Studiuesit besojnë se bëhet fjalë për statujën e faraonit Ramses II, i cili sundoi Egjiptin më shumë se 3 mijë vjet më parë.
Ministri egjiptian i Antikitetit e ka cilësuar zbulimin si një nga më të rëndësishmit e bërë ndonjëherë.
Zbulimi është bërë në zonën e njohur në antikitet si Heliopolis dhe fare pranë rrënojave të Tempullit të Diellit, që besohet se është ndërtuar nga Ramses 13 shekuj para Erës Sonë.
Ramsesi i Madh ishte sundimtari më i fuqishëm i Egjiptit të lashtë. I njohur nga pasardhësit si paraardhësi i Madh, ai udhëhoqi disa ekspedita ushtarake dhe e zgjeroi shtrirjen e perandorisë egjiptiane nga Siria në lindje deri në Nubia në jug.

COMMENTS

WORDPRESS: 0