Edukimi – themeli i civilizimit të shoqërisë

Edukimi - shkollor, jashtëshkollor dhe ai shkollor jo i detyruar - është pa diskutim rruga më efektive për të formuar vlera, qëndrime, sjellje e zhdë

Të rrosh a të mos rrosh? Kjo është çështja e dy bashkëshortëve në Kukës
Ai është i fortë si një burrë i madh, me dëshira minimale për jetën…
Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët më mbajtën 9 orë

edukimi

Edukimi – shkollor, jashtëshkollor dhe ai shkollor jo i detyruar – është pa diskutim rruga më efektive për të formuar vlera, qëndrime, sjellje e zhdërvjelltësi, të cilat bëjnë të mundur që gjërat të funksionojnë efektivisht në një shoqëri botërore të integruar.

Hollësitë e veprimtarive edukative që synojnë stimulimin e integrimit shoqëror do të ndryshojnë shumë nga nivelet lokale në ato kombëtare e ndërkombëtare. Por në botën tonë gjithnjë e më të ndërvarur të gjitha programet e nismat duhet të kenë disa aspekte të përbashkëta:

Më të rëndësishmet:

  • të mësojnë unitetin në diversitet si parimin themelor të integrimit shoqëror si për kombet dhe për komunitetin botëror;
  • të kultivojnë tolerancën, dashurinë, vëllazërinë, barazinë, dhembshurinë, mirëkuptimin, sakrificën, e një angazhim aktiv për drejtësinë;
  • të ushqejnë vlerësimin për pasurinë dhe rëndësinë e sistemeve të ndryshme kulturore, fetare e shoqërore të botës, për aq sa këto kontribuojnë për integrimin, drejtësinë dhe unitetin shoqëror;
  • të ndërtojnë përpjekjet pozitive të çdo vendi dhe të nxjerrin në pah sukseset e tij të prekshme, duke përfshirë modele të unitetit racial, fetar, kombëtar e etnik;
  • të kenë në thelbin e tyre zhvillimin moral të individit, duke e vënë theksin te virtyti si themeli për veprime që rritin mirëqenien shpirtërore e materiale individuale dhe kolektive;
  • të përçojnë kuptimin e të drejtave dhe të përgjegjësive përkatëse të të gjithë njerëzve;
  • të jenë të çliruara nga stereotipet e bazuara në fe, kulturë, gjini, racë, klasë, kombësi dhe etni;

Çdo vend duhet të inkurajohet të caktojë burime për të stimuluar integrimin shoqëror mbi bazën e parimit të unitetit në diversitet. Duhet pasur gjithashtu parasysh që stimulimi i këtij parimi të përfshihet midis treguesve të zhvillimit shoqëror. Vendet, për shembull, mund të inkurajohen të raportojnë përpjekjet për të ushqyer tolerancën, mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturave të tjera, barazinë e sekseve, konceptin e një familjeje të vetme njerëzore dhe shërbimin ndaj komunitetit, kombit e botës. Edukimi -kolana më e madhe për ndricimin e mëndjes njerëzore në jetë të jetëve.           Msc. Hamit Hoxha

COMMENTS

WORDPRESS: 0