Edi Oga / Prindër, përgatituni të fusni në dhé vajzën tuaj, dikush që nuk e njihja sot më verboi!

Edi Oga / Prindër, përgatituni të fusni në dhé vajzën tuaj, dikush që nuk e njihja sot më verboi!

Prindër! Ju që keni vajza! Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë "dashurinë" e nd

Alarmante: Shqipëria drejt plakjes?INSTAT: 19 mijë të rinj largohen,shtohen 11 mijë pleq
“Një shok për kokë”, marshim sensibilizues për fëmijët me sindromën DOWN
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Prindër!
Ju që keni vajza!
Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.

I pëlqen vajza juaj dhé dy janë rrugët: “po” ose në varr! Më vjen keq por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet nga “pasioni” i atij tipit!
Ju që keni djem!
Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta. Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata. U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte. U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ti e dashurove mamanë e tij, nuk e vrave!
Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!
Fëmijët tuaj, janë drita e syve tuaj!
Fëmijët e mij, janë drita e syve të mi!
Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!

Edi OGA

COMMENTS

WORDPRESS: 0