Edhe pse 1 Maji ditë pushimi zyrtare për zj. Miranda nuk është e tillë.

Edhe pse 1 Maji ditë pushimi zyrtare për zj. Miranda nuk është e tillë.

Edhe pse 1 Maji ditë pushimi zyrtare për zj.Miranda nuk është e tillë. Sot ajo gjendet në punë duke pastruar shëtitoren e bregdetit. Së bashku m

Britanikët e pritën 2018 të dehur dhe me veshje që ekspozonin pjesë intime të trupit – pasuar nga dhuna dhe goditjet . Keqardhje si festimet kthehet në masakër
Gruaja raciste nuk pranon që djali të marrë shërbim mjekësor nga mjekë me ngjyrë (Video)
Roja vullnetar i laboratorit në Pogradec

Edhe pse 1 Maji ditë pushimi zyrtare për zj.Miranda nuk është e tillë.

Sot ajo gjendet në punë duke pastruar shëtitoren e bregdetit.

Së bashku me bashkëshortin e saj prej një viti kujdesen për të mbajtur pastër të gjithë Lungomaren.

Orarin zyrtarë të punës e ka 8:00-14:00 por përshkak të sipërfaqes së madhe të shëtitores, shumë herë detyrohet të punojë me orar shtesë edhe në këtë 1 Maj.

Kur bie shi e në kohë në stuhi zj.Miranda duhet të pastrojë pasi e gjithë shëtitorja mbushet me rërë.

Vlerëson të gjitha ndërtimet që po kryen në Vlorë, produkt i të cilës është edhe shëtitorja e bregdetit.

Por 52- vjeçarja ka një kërkesë për bashkinë e qytetit.

Lungomarja po pasqyrohet çdo ditë me komponentë të rinj.

Në punët e saj Miranda has edhe shumë vështërsi sikundër është mbushja e koshave me mbetje urbane nga familjarët, e nga punonjësit e ndërmarrjeve të tjera. Që ia vështirsojnë punë 52- vjeçares.

E krahas saj nuk mungon as papërgjejshmëria e qytetarëve, që në të shumtën e rasteve i hedhin mbetjet në tokë edhe nëse koshin mund t’i kenë pranë.

Ideja e një punëtore të dytë do ia lehtësonte punën zj.Miranda pasi ajo e vetme pastron të gjithë sheshin kryesor.

Në fund Miranda ka një apel për të gjithë qytetarët :“Ta mirëmbajnë qytetin, ti hedhin plerat në vendin e duhur pasi të gjitha janë taksat tona”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0