E sëmurë që në moshën 5-vjeçare, e reja bën thirrje për ndihmë.

E sëmurë që në moshën 5-vjeçare, e reja bën thirrje për ndihmë.

Majlinda Demeku, 26- vjeçarja nga fshati Delisufaj në Lushnje, e cila vuan që në moshëm 5 vjeçare prej një sëmundjeje, drejton sot një thirrje për të

Jeta e komunitetit Rom në fshatin Grabian …
Siguria ushqimore…
Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…

Majlinda Demeku, 26- vjeçarja nga fshati Delisufaj në Lushnje, e cila vuan që në moshëm 5 vjeçare prej një sëmundjeje, drejton sot një thirrje për të gjithë personat që mund ta ndihmojnë atë për të patur një jetë normale, si të gjithë të rinjt.
Mjekët të cilët kanë ekzaminuar 26- vjeçaren shprehen se ajo ka disa gjendra në fytyrën e saj të cilat janë duke i shkaktuar një dhimbje shumë të madhe dhe se është i nevojshme që të realizohet heqja e tyre nëpëmjet një operacioni.
“Kam kërkuar ndihmë në komunë dhe bashki, më kanë thënë që do të më ndihmojnë, por deri tani asgjë. Unë marr vetëm 10.000 lekë ndihmë ekonomike prej kempit, pasi jam e sëmurë invalide dhe ato nuk më dalin për bukë dhe jo më për ilaçe”, shprehet Majlinda.
Gjithashut 26- vjeçarja thotë se në betejën e saj ndaj sëmundjes është krejt e vetme, pasi asnjë nga prindërit e saj nuk e mbështet, duke ja vështirësuar akoma dhe më shumë situatën në të cilën ndodhet.
“Prindërit nuk më kanë mbështetur, madje babai im sillet shumë keq me mua. Asnjëherë nuk më ka çuar për një vizitë te mjekët, ndërkohë që shpesh herë më thotë aty të vdesës”, tregon 26- vjeçarja e cila kërkon ndihmë për realizimin e operacionit, procedurë kjo që do t’i lehtësojë të paktën dhimbjet fizike.
“Lutem që kush ka mundësi të më ndihmojë për të hequr këto dy gjendra nga balli”, shprehet e ajo, duke u drejtuar një apel për ndihmë si spitaleve private ashtu edhe atyre shtetërore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0