E rëndë/ Elizabeta Hasani, romja pesë vjeçare që nuk përfshihet në pllakën përkujtimore në Mitrovicë.

E rëndë/ Elizabeta Hasani, romja pesë vjeçare që nuk përfshihet në pllakën përkujtimore në Mitrovicë.

Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…
Skandal: Fatorinot e linjës Vorë-Marikaj nuk lejojnë invalidët të udhëtojnë falas
Banorët e Dragobisë kanë bllokuar rrugën kombëtare Tropojë – Valbonë!!!

Janë shënuar 21-vite nga ngjarja e llahtarshme në tregun e gjelbër të Mitrovicës ku ushtria dhe policia kriminele serbe, hodhën tre granata, ku mbetën shtatë persona të vdekur dhe janë plagosur mbi 128 tjerë.

Megjithatë emri i romes pesë vjeçare, Elizabeta Hasani, e cila u vra në masakrën e Tregut të Gjelbërt në Mitrovicë më 13 mars të vitit 1999 nuk figuron në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, por figurojnë vetëm emrat e gjashtë shqiptarëve të vrarë.

Ishte Shkëlzen Gashi i cili hodhi në dritë këtë padrejtësi dhe trajtim jo dinjitoz ndaj komunetit rom me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Postimi i plotë:

”PSE JO EDHE ROMJA PESËVJEÇARE ELIZABETA HASANI?
Më 13 mars 1999 në masakrën në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë janë vrarë SHTATË qytetarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas të dhënave të FDH-së janë vrarë: Rrahim Peci (1934), Ahmet Strana (1941), Abaz Mecinaj (1944), Ragip Bajrami (1946), Sevdije Selani (1949), Valdete Strana (1977) dhe ELIZABETA HASANI (1994). Edhe fotografia e fotografit Tylor Hicks e dëshmon se në Tregun e Gjelbërt është vrarë edhe një fëmijë pesë vjeçar.
Ky fëmijë është ELIZABETA HASANI. Çikë. Pesë vjeçe. Rome. E bija e Isës dhe e Nadës. Por, në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, figurojnë vetëm emrat e GJASHTË shqiptarëve të vrarë. Nuk figuron romja pesëvjeçare ELIZABETA HASANI. Edhe në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kur prezentohet kjo masakër, figurojnë vetëm GJASHTË shqiptarët e vrarë.
Respekt për të gjitha viktimat e luftës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, racore, gjuhësore, gjinore, fetare, regjionale, politike…” shkruan ai.

Çdo komunitet në bashkëpunim me pushtetin lokal duhet të respektojë dhe të përkujtojë të gjitha viktimat e luftës pa dallim të përkatësisë etnike, racore, gjuhësore, fetare, gjinore dhe krahinore.

Nuk mund të pranohet që institucionet publike të shfaqin diskriminim të këtij niveli, pra në baza etnie, dhe të shtrëmbërojnë historinë duke mos nderuar ata persona, familje dhe individë që serbët u morën jetën pa të drejtë.

Kjo është më e pakta që mund te bëjmë si shoqëri për t’u rikthyer sadopak dinjitetin këtyre njerëzve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0