E papunë, pa djalin  dhe pa ndihmë ekonomike.

E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.

Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua e

Dimri e ka gjunjëzuar edhe më shumë familjen elbasanase.
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
I heqin bursën se ka prindin invalid. Ja çfarë ka ndodhur me studentin e Universitetit Politeknik.

Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua edhe nga familja e saj.

Zgjodhi të sjellë në jetë fëmijën, por shpejt u përball me shumë vështirësi. Shëndeti i vogëlushit u rrezikua brenda kësaj dhome të vogël e të akullt, ku ajo jeton ende.
Për ta mbrojtur nga skamja dhe mungesa e një strehe të përshtatshme, u detyrua ta dërgojë Muhamedin e saj 9-vjeçar në fshatin SOS.

Zemra e nënës thyhet! Shkrehet në vaj sa herë flet për të birin. Pyetja e vazhdueshme e tij ia bën dhe më të vështirë ekzistencën.

“Sa herë shkoj që takoj fëmijën tim thotë: Mami ti s’me don mua që s’më merr? Jo i them se ku të të mbaj, me çfarë të të rris? …. Kam nevojë të jem me fëmijën tim. Me lot iki, me lot vij. Kam kërkuar punë, kam kërkuar strehim. Unë nëna e tij kam kaluar 3 herë bronkopneumoni këtu”, thotë ajo mes lotësh.

E papunë, pa mbështetje, asaj i është hequr dhe ndihma ekonomike, e vetmja e ardhur nga e cila mban frymën gjallë dhe i lejon të shkojë për të takuar të birin.

Esmeralda nuk është e vetme. Ajo është një nga 682 familjet e varfra të Kavajës që këtë fillim viti janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, pa u dhënë asnjë arsye.

Edhe përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Kavajë nuk mund të sqarojë pse këtyre familjeve u është hequr edhe ai kontribut i vogël financiar që merrnin deri më tani.

“Ndihma ekonomike jepet nga Ministria e Shëndetësisë. Arsyetimi që na kanë sjellë ne nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Tiranë është thjesht për të justifikuar urdhrin për shkurtimin e numrit të familjeve në nevojë. Përzgjedhja bëhet nga kjo drejtori, ku duhet të kërkohen dhe arsyet për largimin nga skema”, thotë Hamid Bregu, përgjegjës i ndihmës ekonomike Kavajë.

E vetmja mundësi që ka Esmeralda dhe familjet e tjera në nevojë, ndonëse pa të ardhura është të udhëtojnë drejt Tiranës për të ankimuar këtë vendim që e cilësojnë arbitrar.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0