E divorcuar dhe pa ndihmë ekonomike. Ja vështirësitë e nënës me dy fëmijë

E divorcuar dhe pa ndihmë ekonomike. Ja vështirësitë e nënës me dy fëmijë

Nxjerrja nga skema e ndihmës ekonomike e një numri të madh personash ka shtuar edhe më shumë varfërinë në familjet më të varfra të Durrësit. Bukuroshe

Shqiptarët që duan të ikin nga vendi, çdo muaj kemi rritje të frikshme të numrit të të larguarve.
Fshati Gollumboç ne Pustec, është njëri nga shtatë fshatrat e kësaj bashkie që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
‘Kam frikë se do më presin pensionin’, Robert Ndrenika ndërmerr hapin e madh për mbrojtjen e Teatrit

Nxjerrja nga skema e ndihmës ekonomike e një numri të madh personash ka shtuar edhe më shumë varfërinë në familjet më të varfra të Durrësit. Bukuroshe Dushku është një prej 488 personave që është nxjerrë nga kjo skemë në 6 muajt e fundit, me pretendimin se nuk plotëson pikët e duhura për të përfituar ndihmën ekonomike e sociale nga qeveria.

E divorcuar me dy fëmijë të mitur, e papunë, e pastrehë, 32-vjeçarja me origjinë nga Berati e me banim në Durrës, iu drejtua zyrës së punës për ndihmë.

Nëna e dy fëmijëve tha se bashkëshorti, pas divorcit nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët, madje është zhdukur pa lënë gjurmë me familjen e re.

Gruaja tregon se u skualifikua tre muaj më parë dhe nuk e merr më ndihmën ekonomike e cila i duhej për t’iu blerë ushqime fëmijëve të mitur. Pa asnjë profesion, ajo punon si pastruese në shtëpi të ndryshme kur gjen punë. Me lot në sy, e dëshpëruar, e pa asnjë të ardhme, shpreson që do të gjejë një punë nga zyra e punësimit.

Nëna e saj tregon se zhdukja e ish-bashkëshortit të vajzës ka bërë që të dy fëmijët të jenë “jetimë” me babanë gjallë. Ajo ka edhe një apel për ata që i hoqën ndihmën ekonomike.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0