E dini se çfarë ka të frikshme ulja e nivelit ekonomik? Ka urinë, e në kushtet e urisë…

E dini se çfarë ka të frikshme ulja e nivelit ekonomik? Ka urinë, e në kushtet e urisë…

E dini se çfarë ka të frikshme ulja e nivelit ekonomik? Ka urinë, e në kushtet e urisë njeriu kërkon të mbijetoj, kërkon të ushqehet. Ne të gjithë po

Edukimi – themeli i civilizimit të shoqërisë
Tiranë, qyteti ku shoqërohesh në polici dhe mbahesh me orë të tëra brenda, sepse po ikën në shtëpi.
Shkodër/ Invalidët pa mbështetje…

E dini se çfarë ka të frikshme ulja e nivelit ekonomik? Ka urinë, e në kushtet e urisë njeriu kërkon të mbijetoj, kërkon të ushqehet. Ne të gjithë po mbijetojmë, por të tjerë po supermbijetojnë. Në kushtet e urisë njeriu shnderrohet në kafsh. Jo kafsh për ta ofenduar, por kafsh për të ngrëne. Kjo varfëri po shndërron në specie të frikshme qënien njerëzore. Po e shndërron në kafsh të frikshme, që vret për të ngrëne. Kur barku është bosh, ska më llogjik për të mirën e të gabuarën. I shikoni lajmet? Sa është rritur niveli i vjedhjeve e i grabitjeve? Pak dite më parë një kryefamiljar nderroi jetë vetëm pse ndërhyri për të ngalur një grabitje, këtë mëngjes një tjetër djalë vdiq në fier sepse grabiti e u ndesh me policinë, e cdo ditë, pa përjashtim policia na njofton për vjedhje e grabitje…cdo ditë…..
Por pse ky fenomen? Ky fenomen që e kemi parë në kohën e bandave në ’97-ën?
Sepse popullin po e mbyt uria, po e mbyt varfëria, po e mbyt pashpresa, po e mposht fukarallëku.
Cfarë po ndodh?
Ne fakt ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodh e do të ndodh.
Kjo gjendje, dihej që do të ndodhte. Që kur populli u shtyp. Qe kur popullit iu vra grinta, që kur popullit iu mbyll goja, që kur populli nuk përfillet më për asgjë. Kjo ishte strategjia e qeverisë Rama 1 dhe 2. Por kjo situatë a ishte një strategji e mirëorganizuar apo u doli situata nga kontrrolli?
Unë dhe ju, e dimë qe kjo varfëri e kjo mizerie jetesë ishte një plan i mirëmenduar. Sepse kjo mizerie qeveri vetëm kështu e mban popullin në kontrroll, duke i mohuar bukën, duke i mohuar ushqimin, punën, të ardhmen.
E ne vazhdojmë të jemi pa ze, në vazhdojmë të shikojme lajmet, me vrasje me grabitje, me përmbytje, me protesta që në fakt askush nuk i merr në konsiderat.
E në kohën që askujt nuk i bën përshtypje e nuk flet, e vetmja gjë që do të ndryshoj është frika. Ne, sot kemi frik, e nesër do te kemi më shumë frikë për të dal nga shtëpia, për të shkuar në punë sepse grabitjet e vrasjet mund të na ndodhin dhe ne. E askush nuk do na mbrojë.
Zot na mbro familjen. Zot na mbro jetën.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0