E dhimbshme/ Babai i Florenc Beqirajt: Djalit i punoi zemra dhe 4 minuta pas heqjes se pajisjeve nga spitali…

E dhimbshme/ Babai i Florenc Beqirajt: Djalit i punoi zemra dhe 4 minuta pas heqjes se pajisjeve nga spitali…

Babai i Florenc Beqirajt ka rrëfyer momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij, si dhe presionin e mjekëve në Francë. I ftuar në emisionin

Zbulohet zogu i rrallë në Orikum…
Të jetosh në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me familjen…
Dalin rezultate e provimit të anglishtes

Babai i Florenc Beqirajt ka rrëfyer momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij, si dhe presionin e mjekëve në Francë. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të News 24, i ati i Florencit, djalit të dhunuar në Francë që ndërroi jetë nga heqja e aparaturave, tregoi se mjekët i kishin bërë presion se nëse kundërshtonte heqjen e tyre, do thërrisnin policinë. Ai u shpreh se pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta.

“Djali ka qëndruar rreth 2-3 javë në komisariatin e Policisë. Ai ishte rajon policie i sigurisë së lartë. Djali kishte shenja teli në fyt dhe djalin tim e kanë nisur për në morg, por një mjek ka thënë se ai është për në spital, pasi i punon pulsi. Kur shkova në spital më thanë se do i heqin aparaturat, pasi truri i tij ka vdekur. Ata më thanë se nëse ti kundërshton, ne do thërrasim policinë. Djali nuk ka pasur asnjë arsye për të varur veten siç pretendohet dhe nuk e di çfarë i kanë bërë. Me policinë franceze unë nuk kam pasur kontakt pothuajse fare. Mua më thanë hajde shikoje se do i heqim aparaturat. U thashë po si mund të vras djalin me duart e mia?! Pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta”, rrëfeu i përlotur Gëzim Beqiraj, raporton BalkanWeb.

Në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës thuhet se më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri, të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0