Dy kilometra rrugë bllokon jetën e dhjetërave familjeve

Dy kilometra rrugë bllokon jetën e dhjetërave familjeve

Mungesa e një infrastrukture në vendin tonë vazhdon të mbetet problem për shumë zona larg qyteteve të mëdha. Kjo gjë vërehet në shumë zona si në jug a

Dibër/ Furtunë në spital, kupola drejtuese pa shkollën përkatëse
Patentat e reja/ Qytetarët 2 muaj në pritje: Mungojnë kartonat
42 familje Pogradecare rrezikojnë të dëbohen nga banesat që disponojnë.

Mungesa e një infrastrukture në vendin tonë vazhdon të mbetet problem për shumë zona larg qyteteve të mëdha. Kjo gjë vërehet në shumë zona si në jug ashtu edhe në veri të vendit, ku më të prekura janë zonat rurale.

I tillë është edhe rasti i fshatit Tush i Poshtëm në Vaun e Dejës, ku dhjetëra familje jetojnë. Edhe pse për banorët e këtij fshati kushtet e jetesës në të cilat jetojnë janë të vështira, rruga prej dy kilometrash e cila e lidh këtë fshat me zonën urbane ua vështirëson akoma edhe më shumë jetesën e banorëve.

“është shhumë e vështirë, është e vështirë gjatë verës dhe jo më gjatë dimrit që vete uji dhe balta deri në gjunjë. Shpesh herë gjatë dimrit është pothuajse e pamundur për të lëvizur nga fshati edhe pse rruga është vetëm dy kilometra. Nuk e di çfarë të them, kjo rrugë ka shumë vite kështu, është turp që vazhdon në të njëjtën gjendje, janë vetëm dy kilometra”, shprehen banorët.

Banorët shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për asfaltimin e kësaj rruge, e cila vetëm me një investim minimal mund tu lehtësojë jetën disa dhjetra familjeve të cilat jetojnë në këtë fshat, por prej vitesh gjendja vozhdon e njëjtë dhe madje ashtu si thonë edhe ata që përballen përditë me këtë situatë, gjendja vetëm është përkeqësuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0