Durrësi, në vend të parë për gratë e dhunuara në 2018-n; shërbimet e pakta

Durrësi, në vend të parë për gratë e dhunuara në 2018-n; shërbimet e pakta

Në vitin 2018 është raportuar më shumë dhunë në familjet e qarkut Durrës, ndërsa shërbimet që marrin personat e dhunuar janë të pakta. Numri i rasteve

Loto dhe alkool e më pas dhunë ndaj gruas dhe djalit. Gruaja rrëfen 10 vite tmerr
“Reforma e keqtrajtimit”
Mësuesja rreh me rrip nxënësin, ai braktis shkollën

Në vitin 2018 është raportuar më shumë dhunë në familjet e qarkut Durrës, ndërsa shërbimet që marrin personat e dhunuar janë të pakta. Numri i rasteve të denoncuara të dhunës dhe kërkimit të ndihmës për të përballuar pasojat e saj vijon të jetë në rritje. Sipas specialistëve, dhuna në familje është një problem shumë kompleks dhe me pasoja.

“Ata që e pësojnë më shumë janë fëmijët, më të vegjlit e familjes. Pasojat e dhunës janë nga më të lehtat psikologjike, afektive për shkak të dy prindërve që ndahen apo që jetojnë në dhunë të vazhdueshme, deri te pasojat më të rënda te fëmijët si tentativat e vetëvrasjes, ose konsumimi i lëndëve të ndryshme narkotike dhe deri në gjenerim dhune në marrëdhëniet që ata krijojnë me persona të tjerë dhe bëhen dhunues të ardhshëm të shoqërisë. Menaxhimi i rasteve është i vështirë sepse problematika është komplekse dhe kërkon trajtim që nga ana ekonomiko-financiare, strehimi dhe mbështetja psiko-emocionale që kërkojnë si gruaja dhe fëmijët.” – thotë  Olta Dedej, specialiste e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Durrës

Vjet, pranë policisë janë regjistruar 505 kërkesë padi për Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje, ndërsa nga Gjykata janë lëshuar 414 urdhra të tillë, 192 prej të cilave për raste dhune në qytet dhe pjesa tjetër në periferinë e Durrësit dhe fshatra. Bien ë sy numri i lartë i raportimit të dhunës së përsëritur.

Erisilda Shpata, avokate dhe monitoruese e aktivitetit të Mekanizmit të referimit  për dhunën në familje në Bashkinë Durrës, thotë se në vitin 2018 qarku i Durrësit paraqet qarkun e parë në vend për numrin e dhunës së raportuar në vend falë ndërgjegjësimit të grave mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes fushatave të vazhdueshme ndërgjegjësuese kundër kësaj dukurie që cenon jo vetëm familjen, po të gjithë shoqërinë. “Nëse shohim trendin e rritjes së dhunës në 2017-n ka qenë 2 % më pak.

Pranë Bashkisë Durrës prej vitesh vepron mekanizmi i referimit të dhunës në familje. Po sa efikas është ai? Për Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe AWEN që po monitoron veprimtarinë e tij në kuadër të zbatimit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore 2018 e veçanërisht objektivit të tretë të kësaj strategjie, ndërhyrja e Mekanizmit në ndihmë të viktimave të dhunës, krahasuar me morinë e rasteve, është e pakët. Shërbimet të pamjaftueshme.

Përsa i përket numrit të rasteve dheofrimit të shërbimeve nga Bashkia Durrës si institucionin që ka detyrimin për të trajtuar viktimat e dhunës janë vetëm 12 raste. Pra kemi një situatë të pafavorshme ndaj viktimave të dhunës… Theksi vihet në koordinimin më të mirë të punës së Mekanizmit, për të bashkërenduar forcat e aktorëve të Mekanizmit për t’i ofruar viktimave të dhunës të gjitha shërbimet për të cilat kanë qenë nevojë.”– thotë Shpata.

Problematika për trajtimin e rasteve pranohet dhe nga institucioni i bashkisë, ku buxhetet e vogla dhe numri i pakët i burimeve njerëzore të angazhuara për trajtimin e këtyre rasteve mbeten parësore. Sipas Olta Dedej, specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, duhet pranuar se mekanizmi është efikasderi diku pasi të gjithë aktorët mblidhen bashkë dhe shkëmbejnë informacione, përvojat, rastet dhe problematikat që kanë. “Në mungesë të tij secili do të bënte nga pak dhe nuk do të ofroheshin shërbime më të plota. Sigurisht që ka problematika dhe sfida, pasi jo të gjitha shërbimet ekzistojnë, jo të gjitha buxhetet dhe burimet njerëzore ekzistojnë sidomos në institucione, por edhe shërbimet nga OJF-të nuk ekzistojnë të gjitha për trajtimin e një rasti, duke mos sjellë efikasitet të plotë në të gjitha shërbimet që merr familja.”

Numri i pakët i rasteve që mbërrijnë pranë këtij mekanizmi i adresohet njëfarë apatie të organeve dhe institucioneve të para, të cilave i drejtohen gratë e dhunuara, për të referuar këto raste pranë Mekanizmit. Kryesisht është organi i policisë, shërbimi spitalor apo ai i shëndetit parësor ku drejtohet së pari gruaja për të kërkuar ndihmë, por edhe shkolla ku në jo pak raste reflektohen problemet e dhunës në familje.

“Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN) me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian dhe zbatimit me mbështetjen e UN Women po zbaton një projekt që synon krijimin e një mjedisi ligjor e politik të përshtatshëm për uljen e fenomenit të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe të gjitha format e diskriminimit ndaj tyre në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjatë monitorimit të Mekanizmit në Bashkinë Durrës është vërejtur se nuk ka një pjesëmarrje të plotë të të gjithë aktorëve në takimet dhe as në aksionet e koordinuara midis tyre. Pavarësisht detyrimit ligjor, mungojnë veçanërisht institucione të rëndësishme, si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës; Prokuroria; Zyra e Përmbarimit Shtetëror; Zyra e Punës dhe Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Durrës. Këto institucione  më së shumti nuk marrin pjesë në takime dhe nuk kanë koordinim me institucionet e tjera, veçanërisht me Bashkinë, sa i përket rolit të tyre në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.”– thotë Albana Konçi e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

Apatia e treguar ndaj këtyre takimeve shpesh të konsideruara rutinë, më së shumti rëndon mbi viktimat e dhunës dhe shërbimet e munguara ndaj tyre, ndërsa problem mbetet edhe mosplanifikimi buxhetor për veprimtaritë kundër dhunës me bazë gjinore nga ana e Bashkisë. Ndër të tjera, gjatë tryezës së diskutimit “Stop dhunës me bazë gjinore!” që u organizua në Durrës me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile u kërkua që Gjykata e Durrësit t’i dërgojë drejtpërdrejt Përmbarimit Urdhrat e Mbrojtjes për zbatim, si dhe ngritja e shërbimeve të rehabilitimit për personat e dënuar për dhunë në familje.

Një koordinim më i mirë i të gjithë aktorëve të Mekanizmit të Referimit do të siguronte më shumë mbështetje për gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre, të cilët përballen me vështirësi të shumta në jetën e përditshme, duke nisur që nga problemet në strehim, punësim, të siguruarit e nevojave bazë për ushqim e arsimim të fëmijëve.

Dhuna në shifra

  • Qarku i Durrësit renditet i pari për numrin e grave që raportojnë dhunë në familje për vitin 2018. Ai shënon 15.3 të dhunuar për 10 mijë banorë.
  • Në 2018 u evidentuan 505 rastekërkesë padi për Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtje,  nga të cilat Komisariati Durrës – 340 ku përfshihet dhe Bashkia në monitorim.
  • Vepra penale të parashikuara nga neni 130/a i Kodit Penal, janë evidentuar gjithsej 117raste të dhunës në familje. Nga këto në Komisariatin Durrës ka patur 68 raste dhe zbuluar 68, janë raportuar 69 autorë, arrestuar dhe ndaluar 21 prej tyre, në gjendje të lirë 45 persona dhe në kërkim 3 persona dhunues.
  • Nga Prokuroria e rrethit Durrës për vitin 2018 janë regjistruar: 73procedime penale me 73 persona nën hetim; janë hetuar 12 persona me masë sigurimi “arrest me burg”, 5 persona me masë sigurimi “detyrim per tu paraqitur”, 2 persona me masë sigurimi “shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” dhe 54 persona janë hetuar në “gjendje të lirë”.
  • Gjykata e Durrësit, gjatë vitit 2018, ka lëshuar414 Urdhëra të Menjëhershëm të Mbrojtjes nga të cilat 192 janë raste dhune në qytet, 117 raste në periferi dhe 105 raste në fshat. 179 prej tyre janë raste dhune të përsëritura.
  • Mekanizmi i Referimit ka trajtuar12 raste të dhunës në familje përgjatë vitit kalendarik 2018.
  • Nga qyteti i Durrësit janë menaxhuarraste strehimi për në Strehëzën Kombëtare për Viktimat e Dhunës në Familje. Nga këto raste, 2 janë menaxhuar nga ShGPS dhe nga vetë Bashkia Durrës.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0