Durrës : Tregu i fruta perimeve jashtë vëmendjes së pushtetit vendor

Durrës : Tregu i fruta perimeve jashtë vëmendjes së pushtetit vendor

Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit ,vetëm emrin ka të tillë. Është tregu më i madh në këtë qytet ,por prej vitesh është lënë në mëshirë të f

Publikohen tarifat e studimit për vitin e ardhshëm.
Pasojat e ndotjes nga mbetjet hidrokarbure prekin 2.700 banorë, që jetojnë në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë.
“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, Ankesa nga të sëmurët për listën e re të barnave

Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit ,vetëm emrin ka të tillë. Është tregu më i madh në këtë qytet ,por prej vitesh është lënë në mëshirë të fatit . Këtu trgtarët pranojnë faktin se kushtet ku ushtrojnë aktivitetin ,lënë shumë për të dëshiruar. Në ditët me shi në treg duhet të futesh me çadër,ndërkohë që vapa të djeg në ditët e nxehta. Tregtarët shprehen se investinmet këtu janë harruar ,ndërkohë që ata janë taksapagues të rregullt.

“Ne i paguajmë taksat. Kur bie shi pllakat lëvizin dhe nuk mund të afrohen dor për të blerë. Që në 2001 deri në 2019 asnjë lloj investimi nuk është bërë”.

“Kjo ndërtesë ka afërsisht 16 vjet që është bërë . Na i kanë dhënë fjalën  shumë drejtora të rinj që vihen ,por deri më tani asgjë nuk po bëhet”.

“Gjithë shirat bien brenda kur bie shi,tani që është nxehtë është shumë nxehtë. Me taksat jemi shumë të rregullt”.

Nga ana tjetër të pasigurt ndjehen edhe konsumatorët për produktet që konsumohen në trgë . Për ta tregu është zgjidhje për shkak të cilësisë dhe prodhimeve që vijnë nga fermat,por që nuk ofrojnë siguri për kushtet në të cilat tregtohen. Vetë konsumatorët shprehen:

“Perëndia të na ruajë sepse nuk po e dim cfarë po hajmë . Kontrolli dhe pastërtia duhet me patjetër këtu”.

Tregtarë dhe konsumatorë bashkohen në një pikë ,tregu i fruta –perimeve nuk ofron kushte  për të qënë i tillë ,për aq kohë sa nuk do të investohet në të.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0