Durrës: Shëtitorja ” Taulantia” vuan nga degradimi

  Dikur një nga shëtitoret bregdetare më të bukurat në Shqipëri,shëtitorja “Taulantia” e njohur gjërësisht me emrin “Vollga”,lëngon në kus

Tatimet kërkojnë taksën e qirave, çdo shtëpi në bregdet, 15% detyrim për të ardhurat…
Nis prishja e godinave brenda rrethit te spitalit nga IKMT në Elbasan
Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.

 

Rezultate imazhesh për durres,shetitorja taulantia

Dikur një nga shëtitoret bregdetare më të bukurat në Shqipëri,shëtitorja “Taulantia” e njohur gjërësisht me emrin “Vollga”,lëngon në kushtet e tej ndotjes dhe mosmirmbajtjes. Ujrat e zeza që  ende derdhen në det,duke bërë që aroma të përhapet pothuajse në të gjithë gjatësinë e kësaj shëtitoreje . Leshterikë të papastruar dhe infrastrukturë e pa mirembajtur dhe pse në shumë raste nuk mungojnë punonjësit e sektorit të pastrim gjelbërimit ,këto të fundit kujdesen për largimin e mbeturinave të hedhura nga qytetarë të pakujdesshëm . Kjo shëtitore vazhdon të tregojë se  ndër vite ,ka munguar mirëmbajtja . Qytetarët kërkojnë që kjo hapsirë e vetme për ta ti shërbejë denjësisht ,pasi në të kalojnë një pjesë e kohës  jo vetëm pensionistët ,por çdo grup moshë ,madje edhe fëmijët .

  • Shumë vite më parë pastrohej para se të fillonte vera,kurse tani nuk është vënë më dorë . Që kur është bërë shëtitorja nuk është vënë dorë për pastrim,është prishur çdo gjë. Unë e frekuentoj dy herë në ditë këtë shëtitore edhe paradite dhe pasdite.Sezoni turistik nuk është larg, por imazhi që kjo zonë ofron nuk ofron  asgjë atraktive edhe pse agjensitë turistike flasin për një fluks turistësh të huaj edhe ktë vit. Ndërkohë së fundmi sheshi  “Taulantia” pritet ti nënshtrohet rikonstruksionit  duke marë kështu një pamje të re , por nuk ka një periudhë të përcaktuar se kur ky rikonstruksion do të fillojë  pasi bashkia e Durrsit ka hapur proçedurat e prokurimit publik për ndërtimin e këtij parku të madh . Ndërkohë që ky projekt të mari jete ,shëtitorja më e madhe e Durrsit duket se do të jete në të njëjtën gjendje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0