Durrës:  Shëtitorja Taulantia, e vetmja në qytet, mes ndotjes dhe degradimit

Durrës: Shëtitorja Taulantia, e vetmja në qytet, mes ndotjes dhe degradimit

Shëtitorja “Taulantia” është e vetmja në qytetin bregdetar . Gjatë stinës së nxehtë ajo frekuentohet nga një numër i  lartë  vizitorësh . Ndonëse jemi

Shpërblimi për pensionistët, ja kur do të shpërndahen(datat)
Drejtoria e shëndetit publik në Gramsh nuk jep informacione mbi Checp-up
Kjo naftë po na vret ngadalë!

Shëtitorja “Taulantia” është e vetmja në qytetin bregdetar . Gjatë stinës së nxehtë ajo frekuentohet nga një numër i  lartë  vizitorësh . Ndonëse jemi pranë  çeljes së sezonit turistik, ajo është lënë  jashtë  vëmendjes . Moti i alternuar , i  shoqëruar me reshje në ditët e fundit  ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së situatës. Infrastruktura e saj paraqet një seri problematikash, mbetjet urbane  dhe praninë e leshterikëve e identifikon në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare . Ndërkohë në shëtitore janë dëmtuar dhe muret mbajtëse . Njëkohësisht një sipërfaqe e madhe e dekoruar me dërrasa ,ku qëndrojnë të rriturit dhe luajnë fëmijët,ka dalë jashtë përdorimit. E shumë frekuentuara shëtitorja “Taulantia”,është në gjendjen më të keqe të saj. Prej ditësh një breshkë deti e  pajetë,po dekompozohet duke u kthyer në një shqetësim të madh  për qytetarët që shëtisin. Rreziku  i  përhapjes së infeksioneve  është i pranishëm edhe për fëmijët, që janë të shumtë në numër në këtë hapsirë .Ndotja dhe dëmtimet e shumta po e çojnë shëtitoren “Taulantia” drejt degradimit të plotë.Rikualifikimi i  saj është i  domosdoshëm,jo vetëm për vizitorët më besnikë ,qytetarët durrsakë,  por edhe për vizitorët që priten të vijnë në Durrës, pasi sezoni turistik po troket.

COMMENTS

WORDPRESS: 0