Durrës Segmenti rrugor Plepa Ndroq–Tiranë, drejt degradimit të plotë

Durrës Segmenti rrugor Plepa Ndroq–Tiranë, drejt degradimit të plotë

Segmenti rrugor  Plepa Ndroq-Tiranë,siç njihet ndryshe rruga e vjetër e Ndroqit  ka një gjatësi rreth 28 km ,me një kohë normale udhëtimi  prej 35 min

Dita Botërore e Librit: Nëse do të bëhesh dikush-i në jetë, lexo”
Policia bashkiake e Tiranës sekuestron karrocën e gruas rome.
Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët

Segmenti rrugor  Plepa Ndroq-Tiranë,siç njihet ndryshe rruga e vjetër e Ndroqit  ka një gjatësi rreth 28 km ,me një kohë normale udhëtimi  prej 35 min . Pavarësisht se kjo rrugë kalon në një zonë rurale panoramike ,ajo është e degraduar ,e lënë në harresë në 25 vitet e fundit . Në të nuk është bërë asnjë investim nga autoritetet rrugore. Amortizimi i rrugës ,mungesa e sinjalistikës dhe e kanalizimeve,kanë dekurajuar drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë gjithnjë e më pak në të . 20 fshatra  përgjatë këtij segmenti rrugor ,prej dekadash nuk kanë më një impuls të zhvillimit ekonomik dhe fermerët ankohen se infrastruktura ka penalizuar kultivimin dhe tregtimin e prodhimeve te tyre . Pas viteve 90 kjo zonë mori zhvillim të konsiderueshëm ,u ndërtuan dhjetra biznese por që sot për fat të keq jetojnë me vështirësi . Drejtuesit e automjeteve ankohen se kalimi në këtë segment është i vështirë dhe ata që janë të detyruar të përdorin këtë aks janë: makinat e tonazhit të rëndë dhe fugonat e transportit të mallrave ,për shkak të shkurtimit  të distancës me rreth 12 km . Drejtuesit e automjeteve shprehen :

“ Ne taksat i paguajmë dhe kur vjen fundi ja çfarë bëhet, rruga është skandal . Ka një vit që thuhet se do bëhët , por asgjë spo bëhet “.

“Në këtë rrugë nuk ka vënë dorë njeri që në kohën e Enver Hoxhës. Ne u shkatërruam ,nuk ka ardhur njeri ta shohi. Unë një herë në dy muaj i bëj shërbimet makinës. Kjo është një rrugë kryesore e jona”.

Edhe pse një muaj më parë ministria e energjitikës dhe e infrastrukturës , Belinda Balluku  ka deklaruar se ky aks nacional do ti nënshtrohet rikonstruksionit në vjeshtën e po këtij viti . Banorët janë shpresë pakët  pasi premtimet për rehabilitimin e këtij aksi kaq të rëndësishëm janë bërë shumë vite më parë dhe asnjë ndryshim nuk ka ndodhur përveç faktit se është degraduar totalisht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0