Durrës :Rruga drejt pikës piktoreske Kodër Vilë e harruar, banorët Burim aksidentesh

Durrës :Rruga drejt pikës piktoreske Kodër Vilë e harruar, banorët Burim aksidentesh

Rruga drejt pikës piktoreske “Kodër Vilë”,duhet të ishte një nga ato rrugë që lehtëson trafikun në zonën e verës ,ku numri I mjeteve sa vjen e shtohet

Studimi i KE: Shqiptarët, më të frikësuarit në Europë se mund të humbasin vendin e punës
Droni-satelit, mjeti fluturues më i madh në botë
Drejtoria Rajonale Korçë vazhdon asisitimet në terren …

Rruga drejt pikës piktoreske “Kodër Vilë”,duhet të ishte një nga ato rrugë që lehtëson trafikun në zonën e verës ,ku numri I mjeteve sa vjen e shtohet në qytetin bregdetar. Pa bordure mbrojtëse ,pa sinjalistikë dhe pa ndricim është rruga që njihet ndryshe si rruga e “Stanit”.Banorët shprehen se rruga është lënë në mëshirë të fatit. Kjo rrugë vë në vështierësi si drejtuesit e mjeteve ashtu edhe këmbësorët. Këta të fundit shprehen se rruga bëhet shpesh burim aksidentesh. Në mungesë totale të sinjalistikës ,kjo rrugë bëhet e vështuirë për të lëvizur dhe këtu është e largët ëndrra për hapsira publike të gjelbëruara. Banorët shprehen:

“Këtu duhen patjetër anësoret e rrugës sepse është e rrezikshme. Dy makina këtu nuk kalojnë dot sepse përplasen”.

“Gjendja e rrugës është shumë e vështirë. Nuk kalojmë dot ne pleqtë ,është rrezik për kalimtarët, por edhe për makinat “.

Një tjetër problem që ndeshet këtu është dhe mungesa e ndriçimit,e cila vështirson lëvizjen e banorëve gjatë orëve të mbrëmjes. Premtimet për këtë rrugë nuk kanë munguar ,veçanërisht në fushata elektorale ,premtime që sipas banorëve janë harruar shpejt . Një nga rrugët që të çon në pikën piktoreske “Kodër Vilë”,vazhdon të mbetet pengesë për të gjithë ata që duan të vizitojnë këtë pjesë të qytetit turisik të Durrsit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0