Durrës/ Një familje masakron të riun rom. Shkaqet nuk dihen. 

Dhuna në familje është padyshim një veprim që duhet ndëshkuar, ka lindur si formë ndëshkimi që në prehistori, por atëherë autoriteti ishte vetëm bu

Këto janë 5 librat që Bill Gates rekomandon për tu lexuar këtë verë…
Tregu i fruta-perimeve, monopol.
Durrës/ Në hapësira publike kërkojnë para për të realizuar videoklipe


Dhuna në familje është padyshim një veprim që duhet ndëshkuar, ka lindur si formë ndëshkimi që në prehistori, por atëherë autoriteti ishte vetëm burri i shtëpisë dhe nuk njiheshin rregullat që aplikohen tani. E me sa duket shoqëria shqiptare vazhdon ta aplikojë një masë të tillë ndëshkuese tek gratë dhe fëmijët si mënyrën më të thjeshtë të vënies së rendit familjar. Por, a është kjo mënyra e duhur?! Sigurisht që jo.

Ndërsa, në Shkozet të Durrësit është shfaqur një formë tjetër dhune edhe më e rëndë ndoshta. Një familje ka marrë brenda shtëpisë së tyre një djalë 13-vjeçar të komunitetit rom dhe e ka rrahur derisa e ka bërë për spital. Arsyeja nuk dihet e qartë, por një qytetare ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj të ditur një gjë që të gjithë e dinë, por pak flasin, se në këtë vend nuk ka shtet as rend. Burrë e grua kanë rrahur një djalë të vogël duke e bërë për spital dhe shteti akoma se ka kap fajtorin. Sa për sy e faqe shoqëroi vajzën dhe gruan, por jo “Atë”, kryezotin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, e kishin thirrur brenda shtëpisë  “hajde se s’do punosh më për ne” dhe pastaj e masakruan. Sonte (mbrëmë) ka qenë gjithë natën në spital. Ata janë prindër vetë dhe ka mënyra tjera për të reaguar dhe jo të arrish deri aty sa ta bësh për spital, apo gjejnë fukarenj dhe romë këta dhe hajde se fëmijë është, bjeri ti e bjeri unë. Ku i ço mushka këta njerëz, s’mund ta marrësh fëmijën e tjetrit dhe ta rrasësh brenda duke e mbuluar në gjak nga të rrahurat”, përfundoi qytetarja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0