Durrës/ Helmohen disa punonjëse të një rrobaqepsie…

Durrës/ Helmohen disa punonjëse të një rrobaqepsie…

Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë pasur simptoma helmimi. Ato që janë ndjerë më keq kanë shkuar në spital. Mësohet

Një qytet-shtet lundrues! Bërthama e shtetit të ri do të nisë me 300 banesa, që do të ndërtohen mbi një platformë lundruese,
Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve
Në vorbullën e varfërisë

Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë pasur simptoma helmimi. Ato që janë ndjerë më keq kanë shkuar në spital.

Mësohet se aktualisht 7 punonjëse po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërsa 2 janë dërguar në Tiranë.

Punonjëset e helmuara janë të repartit të hekurosjes dhe dyshohet se helmimi ka ardhur nga solucioni i hekurosjes. Punonjëset janë ndier keq, duke pasur të përziera dhe të vjella.

Nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja pohom se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk paraqesin probleme të rëndësishme. Vetë gratë që gjenden në spital thanë se në repartin e tyre të hekurosjes 40 punonjëse kanë shfaqur simptoma. Por ato që janë ndjerë keq janë paraqitur në spital.

Dyshohet se shkak ka qenë një solucion që përdoret në hekurosjen e rrobave. Megjithatë do të jetë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror dhe Drejtoria e Shëndetit Publik të cilët kanë marrë mostrat e analizave të punonjësve së bashku edhe me Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë nisur inspektimin në rrobaqepësinë që gjendet në periferi të Durrësit.

 Ekipi i urgjencës së spitalit Durrës u përforcua me mjeke dhe infermiere shtesë. Po kështu u evidentuan shtretërit bosh në për të përcaktuar kapacitetin pritës.

Ky nuk është rasti i parë që ndodhin ngjarje të tilla. Dy muaj më parë në një tjetër rrobaqepësi në Durrës punonjëset u helmuan dhe qëndruan disa ditë në spital, ndërkohë që shkaku i helmimit nuk u përcaktua nga autoritetet. Gratë e rrobaqepësisë si në verë dhe në dimër shprehin shqetësim për kushtet e punës që kanë të bëjnë kryesisht me aspirimin e ambienteve ku punojnë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0