Durrës: Gjendja e rrugëve, banorët e lagjes 7: Ja si jetojmë mes ujit, baltës dhe pluhurit

Durrës: Gjendja e rrugëve, banorët e lagjes 7: Ja si jetojmë mes ujit, baltës dhe pluhurit

Gjendja e rrugëve është bërë shpesh objekt i kronikave të ndryshme. Në lagjen nr.7 në Durrës ,ku kryqëzohen dy rrugët kryesore të qytetit dhe ku banoj

Me kancer në mushkëri , pjek misra për të blerë ilace…
Ndryshon ligji i strehimit/ Ja programet sociale që përfshihen
Binjakët në rrezik, mjekët-nënës: Kë nga fëmijët do të shpëtosh ?

Gjendja e rrugëve është bërë shpesh objekt i kronikave të ndryshme. Në lagjen nr.7 në Durrës ,ku kryqëzohen dy rrugët kryesore të qytetit dhe ku banojnë qindra banorë,keta të fundit deklarojnë se rruga është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Rrugët të mbushura me gropa,që gjatë verës përhapin në ajër vetëm pluhur dhe në dimër zhyten në baltë. Infrastruktura në këtë rrugë lë shumë për të dëshiruar ,larg projekteve për hapsira të gjelbëruara. Banorët vazhdojnë të ngrejnë zërin se këmba ju shkel në baltë dhe në ujë. Prej vitesh ato vazhdojnë të ankohen për këtë gjendje , por askush nuk i ka degjuar. Vetë banorët shprehen:

“Nuk e di kush firmë e ka bërë këtë,çdo 50 m kanë hapur ndonjë gropë.”

“ Kanë hapur tre gropa të mëdha firmat. Bëhet një punim,më pas e lënë përgjysmë.”

Me shpresën se punimet e fundit ,për mirëmbajtjen e rrugës do të përmirësojnë disi situatën,banorët shprehen se asgjë nuk po del ne dritë. Ata thonë se shohin vetëm mjete të tonazhit të rëndë ,që më tepër e kanë dëmtuar rrugën .

“Kjo rrugë është bërë që në vitin 1964 dhe si ka mundësi tani një firmë nga Mallakastra e ka shkatërruar rrugën . Kur do ta rregullojnë këtë? “

“Ka disa vjet që është kështu dhe kështu ka për të mbetur prapë.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0