Durrës Alarm mjedisor, ndotja në zonën e ish Kënetës, rrezik për jetën e banorëve

Prej 25 vitesh banorët e zonës së “ Ish kenetës” janë të detyruar të bashkëjetojnë më kanalin e hapur të ujrave të zeza, që përshkon rrugën “Azem

Të mësosh në rrënoja. Kushtet e tmerrshme në shkollën e fshatit Idrizaj
102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.
Aktivistët janë duke përdorur një roman të vjetër prej dekadash, si një protestë.

Rezultate imazhesh për durres alarm mjedisi

Prej 25 vitesh banorët e zonës së “ Ish kenetës” janë të detyruar të bashkëjetojnë më kanalin e hapur të ujrave të zeza, që përshkon rrugën “Azem Hajdari” dhe “Ohri”. I vetmi investim nga bashkia është indiferenca dhe harresa. Qutetarët pohojnë se janë taksapagues të rregullt. Banorët shprehen: -” Ne si banorë kemi një kohë prej 20 e ca vitesh qe kemi nje problem të tillë,në këtë lagje.Problemi qëndron se shteti nuk investon për këtë popullsi që i paguan taksa shtetit. -Une kam që në 94′ që banoj këtu. Rrugët i kemi shtruar më lekët tona. Për kanalizimet vijnë shpesh i shohin, bëjnë matjet dhe asgjë nuk bëjnë. Kanali i ujrave të zeza ndër vite është zgjeruar duke marrë nga të dyja anët e rrugës dhe nëse nuk mbyllet rrezikon të shkojë deri brenda banesave. Veç këtij segmenti të pambyllur të kanalit problem tjetër mbetet edhe rruga e pashtruar. Banorët çdo ditë përballen më vdekjen. Mbyllja e kanalit është e vetmja shpresë për banorët e kësaj zone, ndërsa kerkesa e tyre e përsëritur ka rënë në vesh të shurdhët. Ata deklarojnë se kanë vënë në dijeni për këtë problem edhe kryeministrin, që nuk ju ka ofruar një zgjidhje. Qytetarët iu bëjnë apel Bashkisë Durrës, Ministrisë së Mjedisit dhe te Infrastrukturës  që të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi , i cili është kthyer në një gangrenë për të gjithë banorët e kësaj zone.

COMMENTS

WORDPRESS: 0