“Do të na nxjerrin rrugëve”/ Çfarë po ndodh në Selitë?

“Do të na nxjerrin rrugëve”/ Çfarë po ndodh në Selitë?

Gazetari i njohur: 51 arsyet pse u largova nga Shqipëria
Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset
Dhuna në familje: Ja shifrat e frikshme për vitin 2016-2017

Kur i pyet për legalizimin e shtëpive kujtojnë se dokumentat i kanë dorëzuar 12 apo 13 vite më parë. Deri më sot nuk kanë marrë përgjigje nga ish-Aluizni në Tiranë, sot, Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Janë banorët e komunitetit rom në zonën e Selitës ku ngriten rreth 31 shtëpi 3 dekadat e fundit, të cilët prej më shumë se një viti janë duke kërkuar, legalizimin e banesave të tyre por ende sot e kësaj dite janë në pritje të një përgjigjeje.

Paquze Abedini shprehet për informim.al se
ka rreth 30 vite që jeton në këtë lagje dhe ngjashëm me shumë banorë të tjerë banesa e saj është në proces legalizimi. Ajo tregon se ndihet e shqetësuar për shkak se janë në rrezik të iu prishen shtëpitë dhe nuk dinë se ku do të strehohen.

“Ne i kemi dorëzuar të gjithë dokumentat. Ka qënë Samanda Dulja nga Klinika Ligjore e Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë, inxhinierët, asnjë përgjigje nuk ka ardhur. Ne nuk kemi asnjë të ardhur. Sot jemi, nesër nuk jemi. Do të na nxjerrin rrugëve. As pension nuk marr as unë, as plaku. Vajta u rregjistrova 2 herë për ndihma ekonomike nuk më dhanë. Edhe tani unë vete dal e lyp dhe haj.”

Informim.al solli pamjet nga shtëpitë e komunitetit rom në Selitë ku mes vështirësive të shumta ata presin mes tensionit dhe pasigurisë se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

Krahas prishjes së tregut informal, banorët e rrugës “Frang Bardhi” pohojnë se Bashkia po tenton të prishë 31 shtëpi të komunitetit rom, ku në shumë prej tyre jeton më shumë se një familje. Disa prej këtyre shtëpive janë ndërtuar para viteve 90-të. Shumica janë në proces legalizimi prej 13 vitesh dhe vetëm pak ditë më parë sipas Besnik Serjanit familjes së tij i erdhi shkresa që i skualifikonte nga ky proces.

Këtij shqetësimi shprehur nëpërmjet një kërkese zyrtare për informacion, Aluizni iu përgjigj se shtëpia e tij nuk garanton qëndrueshmëri konstruktive, prandaj nuk mund të vazhdohet me proçedurat e legalizimit!

Të revoltuar për gjendjen në të cilën ndodhen, këta banorë theksojnë se në asnjë lloj mënyre nuk do të braktisin shtëpitë e tyre.

“Vetëm të vdekur do të na nxjerrin nga shtëpitë tona”, shprehet një banor i kësaj lagjeje.

Komuniteti rom është më i braktisuri më i diskriminuari në vend, pa akses në shërbime dhe përjeton diskriminim racial. Gjatë dekadës së fundit ky komunitet ka qenë shpesh në shënjestrën e autoriteteve duke u bërë viktimë e zhvendosjeve të pavullnetshme nga banesat e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0